Visit AUBG Fall 2026

🎓 A je gati të zbulosh AUBG nga afër?

Mos u mjafto vetëm me atë që sheh online. Shko, shiko kampusin, tako studentët dhe përjeto nga afër jetën në AUBG!

  0  9
Dite
:
 
  0  7
Ore
:
 
  5  4
Min
:
 
  3  9
Sek

You missed out!

INedu Consultancy, në bashkëpunim me American University in Bulgaria (AUBG), organizon një udhëtim falas në Blagoevgrad, Bullgari, për maturantët që janë të interesuar të studiojnë në AUBG.

📅 23–25 Tetor 2026

Gjatë udhëtimit do të vizitoni kampusin e AUBG dhe do të merrni pjesë në Open House më 24 Tetor, ku do të keni mundësinë të njiheni nga afër me universitetin, studentët dhe atmosferën e kampusit.

Çfarë do të përjetoni?

  • AUBG's Majors Fair
  • Student Club Fair
  • Campus Tour
  • Dhe shumë aktivitete të tjera në kampus

Pse ia vlen ta vizitosh AUBG para se të aplikosh?

Zgjedhja e universitetit është një vendim i rëndësishëm dhe është shumë ndryshe ta shohësh një universitet nga afër, sesa vetëm në internet.

Gjatë vizitës do të mund të shohësh ambientet ku do të studiosh, të takosh studentë dhe profesorë, të bësh pyetjet që ke në mendje dhe të kuptosh më mirë se si është jeta studentore në AUBG.

Mbi të gjitha, do të kesh mundësinë të kuptosh nëse e sheh veten duke studiuar aty.

🚌 Si do të jetë udhëtimi?

23 Tetor – Nisja nga Tirana drejt Blagoevgrad, Bullgari
24 Tetor – AUBG Open House & aktivitete në kampus
25 Tetor – Kthimi drejt Tiranës

Udhëtimi është falas dhe organizohet në bashkëpunim me AUBG.

🎓 Kush mund të bëhet pjesë?

Udhëtimi është i hapur për maturantët e interesuar për të studiuar në AUBG, të cilët duan ta njohin universitetin nga afër përpara se të marrin vendimin për aplikim.

Studentët do të udhëtojnë për në Blagoevgrad, Bullgari të shoqëruar nga stafi i INedu Consultancy. 

Në udhëtim përfshihen: transporti, akomodimi, mëngjeset dhe drekat të cilat do të mbulohen nga AUBG.  

Plotëso formularin dhe bëhu pjesë e udhëtimit drejt AUBG!

Ndoshta ky udhëtim do të jetë hapi i parë drejt universitetit tënd të ardhshëm. ✈️

Për më tepër informacion kontaktoni ne:

Email: ortensa.lame@inedu.al / alba.cobani@inedu.al

Tel: +355 69 70 70 318 / +355 69 70 70 289

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.