Rreth Universitetit:
UWE Bristol është themeluar në vitin 1992, dhe është një universitet I fokusuar në karrierën dhe suksesin profesional të studentëve. Qëllimi I universitetit është përgatitja e studentëve për jetën reale dhe zhvillimi I aftësive konkrete që kërkohen nga tregu I punës. Falë cilësisë së mësimdhënies dhe faciliteteve të jashtëzakonshme që ka, universiteti u jep mundësinë studentëve të përjetojnë një eksperiencë unike studentore. UWE Bristol ka partneritet me organizatat dhe bizneset lider në industry të ndryshme në të gjithë botën si BBC, Rolls Royce, Lloyds Banking Group dhe Airbus, duke u krijuar kështu mundësinë studentëve të zhvillojnë disa praktika pune. UWE Bristol ka marrë çmimin e artë (Government 2018 Teaching Excellence and Students Outcomes Framework), një nga vlerësimet më të mira të arritura nga universiteti. Shumë nga akademikët e UWE Bristol janë të njohur në mbarë botën për kërkimet e tyre në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë robotikën dhe imazherinë. Universiteti renditet në vendin e 36-të nga 121 institucione në Mbretërinë e Bashkuar (Guardian League 2022). UWE Bristol është renditur në 30 universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar përsa I përket punësimit të të diplomuarve (Graduate Results Survey).
Vendodhja: Bristol, Mbretëri e Bashkuar
Akomodimi: Studentët e UWE Bristol akomodohen në kampusin e universitetit I cili ofron të gjitha facilitetet e duhura për të bërë jetesën e studentëve sa më të këndshme. Universiteti ka opsione të ndryshme akomodimesh dhe stafi ndihmon studentët të zgjedhin akomodimin që i përshatet interesave të tyre.
Bursa: Universiteti ofron bursa në bazë të meritës.
Programet Kryesore:
Programe Bachelor:
|
|
Programe Master:
|
|
