University Of Worcester

University Of Worcester

Britani e Madhe

Rreth universitetit:

Me një histori që daton që nga viti 1946, Worcester ka krijuar një reputacion për mësimdhënie të cilësisë së lartë akademike dhe kërkimeve shkencore. Është një universitet i gjallë dhe largpamës, I njohur mirë për cilësinë e diplomave dhe partneritetin me punëdhënës që kërkojnë në mënyrë aktive të diplomuarit. Si i vetmi institucion i arsimit të lartë në Herefordshire dhe Worcestershire, universiteti luan nje rol kyc ne rajon. Në të studiojnë mbi 10 000 studentë të nacionaliteteve të ndryshme. Gjatë viteve të fundit Worcester ka pësuar ndryshime dhe zhvillim të konsiderueshëm, duke ofruar një shumëllojshmëri programesh studimi, dyfishuar numrin e studentëve dhe duke investuar në mënyrë thelbësore tek stafi akademik dhe facilitetet e kapusit. University of Worcester është një nga ofruesit më të mirë në ofrimin e arsimimit të mësuesve në Mbretërinë e Bashkuar, me një reputacion të lartë për trajnimin fillestar të mësuesve, zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe edukimin e tyre për të punuar me fëmijët dhe të rinjtë. Universiteti bashkëpunon me mbi 500 shkolla dhe të diplomuarit punojnë në shkolla dhe kolegje në të gjithë Britaninë. Mbi 50 % e të diplomuarve përparojnë drejt punësimit në rajon dhe kontribuojnë në një gamë të gjerë sektorësh, në shëndetësi dhe arsim, sport dhe kulturë, biznes dhe organizata vullnetare. Nëpërmjet skemave të punësimit dhe programit Earn As You Learn, shumë biznese lokale janë në gjendje të përfitojnë nga njohuritë dhe aftësitë e studentëve edhe para se të diplomohen.

Akomodimi: Universiteti ofron rezidenca bashkëkohore të cilat plotësojne nevojat e studentëve të vet. Siguria dhe komoditeti I studentëve është prioriteti I universitetit.Të gjitha sallat e menaxhuara nga universiteti operojnë siguri 24 orë. Akomodimi I univeristetit është vlerësuar në 10 më të mirat nga WhatUni Student Choice Awards 2019.

Vendodhja: Universiteti ndodhet në qytetin e Worcester. Ai perbëhet nga tre kampuse kryesore: St John Campus, City Campus, Lakeside Campus të cilat ndodhen në distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri .

Bursat: Universiteti ofron bursa në bazë merite deri në 2000 GBP

Programet kryesore:

Programet bachelor:

  • Accounting and finance ba (hons)
  • Animation and film production ba (hons)
  • Animation and graphic design ba (hons)
  • Biology bsc (hons)
  • Biomedical science bsc (hons)
  • Business management ba (hons)
  • Business and finance ba (hons)
  • Computing bsc (hons)
  • Counselling psychology bsc (hons)
  • Creative writing ba (hons)
  • Criminology ba (hons)
  • Data science bsc (hons)
  • Digital business ba (hons)
  • Forensic psychology bsc (hons)
  • Graphic design ba (hons)
  • Law llb (hons)

Programet Master:

  • Human resource management msc
  • International management msc
  • International sport management msc
  • Marketing msc
  • Occupational / business psychology msc

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.