Rreth universitetit:
University of Reading është një universitet publik kërkimor i vendosur në Reading, Angli. Ai u themelua në 1892 si një degëzim i Oxford University. Universiteti ka një komunitet studentor prej rreth 18,000, nga 150 vende të ndryshme në botë. University of Reading ofron një gamë të gjerë programesh në fakultetet e tij të Arteve, Shkencave Humane dhe Shkencave Sociale, Shkencave Ekzakte, Shkencave të Jetës dhe Henley Business School. Ai është i njohur për përsosmërinë e tij kërkimore në fusha të tilla si bujqësia, ushqimi, mjedisi, dhe shëndeti. Universiteti ka partneritete me mbi 250 institucione në mbarë botën dhe u ofron studentëve një sërë mundësish praktike dhe punësimi. Disa nga partneritetet e tij përfshijnë Thames Valley Science Park, the Royal Berkshire Hospital dhe Brittish Museum. Për sa i përket çmimeve dhe renditjeve, universiteti është renditur vazhdimisht në mesin e 200 universiteteve më të mira në botë nga QS World University Rankings. Ai gjithashtu renditet në 20 universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar për projektet kërkimore. University of Reading ka facilitete të shkëlqyera, duke përfshirë hapësira moderne mësimore, objekte kërkimore të klasit botëror dhe biblioteka. Unioni studentor i universiteti është i vlerësuar me çmime dhe ofron një gamë të gjerë aktivitetesh sociale, kulturore dhe sportive, si dhe suport maksimal për studentët.
Vendodhja: Reading, Angli
Akomodimi: Universiteti i Reading ofron një shumëllojshmëri opsionesh akomodimi për studentët e tij, duke përfshirë godinat e banimit në kampus, shtëpi të përbashkëta dhe akomodime private me qira në zonën përreth.
Bursa: Universiteti ofron një larmi bursash si për programet universitare ashtu edhe për ato pasuniversitare, duke përfshirë bursa të bazuara në merita, ndihmë financiare dhe në lëndë specifike.
Programet kryesore:
Programet Bachelor:
|
|
Programet Master:
|
|
