Rreth Universitetit:
University of Nottingham është themeluar në vitin 1881 dhe konsiderohet si një nga destinacionet globale të preferuar pasi bashkon në kampuset e tij studentë nga mbarë bota. Studentet e University of Nottingham kanë mundësi të njihen me njerëz që I përkasin kulturave të ndryshme por që kanë të përbashkët dëshirën për të mësuar dhe ambicien për të ardhmen. Universiteti u jep mundësinë studentëve të eksplorojnë më tepër rreth degës që kanë zgjedhur, interesave që kanë apo dëshirave për të ardhmen e tyre profesionale. Studentët zhvillojnë mënyra të reja të të menduarit si dhe ide të reja duke qenë pjesë e një komuniteti multikulturor. University of Nottingham ka mirëpritur ndër vite rreth 47,500 studentë ku 9,000 prej tyre kanë qenë studentë ndërkombëtarë nga 150 shtete të ndryshme të botës. University of Nottingham njihet në Mbreterinë e Bashkuar si një nga universitetet me kampusin më të bukur dhe studentët ndihen si në shtëpine e tyre pasi kanë të gjitha facilitetet që u nevojiten. Ndër vite, universiteti ka marr disa vlerësime nga institucione të ndryshme. Ai është anëtar i Russel Group, grupi I Universiteteve më prestigjoze në Mbreterinë e Bashkuar. University of Nottingham renditet ndër 20 universitetet më të mira në UK dhe në 110 universitetet më të mira në botë (QS World University Rankings 2022). University of Nottingham, gjithashtu është cilësuar si Universiteti i dytë më I qëndrueshëm në botë (UI GreenMetric World University Rankings 2021).
Vendodhja: Nottingham, UK
Akomodimi: Universiteti ofron rezidenca të ndryshme për akomodimin e studentëve. Stafi I universitetit ndihmon studentët të zgjedhin akomodimin e përshtatshëm në bazë të interesave që kanë.
Bursa: University of Nottingham ofron bursa në bazë të meritës
Programet Kryesore:
Programe Bachelor:
|
|
Programe Master:
|
|
