University of Northampton - Open Day
Na vizitoni pranë zyrës tonë në datën 17 Maj, ora 14:00 - 18:00 dhe konsultohuni rreth studimeve në University of Northampton.
You missed out!
University of Northampton është një universitet publik kërkimor i vendosur në Northampton, Angli. Universiteti ofron një sërë programesh universitare dhe pasuniversitare në fusha të ndryshme, duke përfshirë biznesin, shkenat kompjuterike, shëndetin, shkencat sociale, artet dhe shkencat ekzakte. University of Northampton ka një fokus të vecantë në punësim, me shumë nga programet e tij duke përfshirë praktika mësimore. Universiteti ka partneritete me një sërë institucionesh dhe organizatash, duke përfshirë NHS dhe bizneset lokale, të cilat u ofrojnë studentëve mundësi për të fituar përvojë praktike në fushën e tyre të studimit. Universiteti ka marrë gjithashtu çmime të shumta për përkushtimin e tij ndaj ambientalizmit, duke përfshirë çmimet Green Gown. Për sa i përket renditjes, University of Northamton u rendit i 50-ti në Mbretërinë e Bashkuar dhe iu dha medalje ari në Teaching Excellence Framework (TEF) për cilësinë e mësimdhënies dhe rezultatet e studentëve. Universiteti ka facilitate moderne, duke përfshirë një kampus të ndërtuar me hapësira bashkëkohore, një bibliotekë, ambiente sportive dhe akomodim për studentët. Universiteti ka gjithashtu unionin studentorë, i cili ofron mbështetje dhe shërbime për studentët, si dhe një sërë aktivitetesh sociale dhe kulturore.
Universiteti ofron një sërë opsionesh akomodimi për studentët, duke përfshirë residencat e banimit, apartamentet e përbashkëta dhe akomodimet private me qira, duke ofruar një përvojë jetese të rehatshme dhe të përshtatshme për studentët gjatë kohës së tyre në universitet.
University of Northampton ofron bursa për studentët me arritje të larta akademike deri në 30% të tarifës së studimit.
Programe Bachelor:
- Fashion Marketing and Management
- Law
- Biomedical Sciences
- Psychology
- Accounting and Finance
- Advertising and Digital Marketing
- Business and Management
- Computer Science
- Criminology
- Engineering
- Sport Management
- Artificial Intelligence and Data Science
Programe Master:
- MSc Construction Project Management
- MSc Accounting and Finance
- MA Advertising and Marketing
- MSc Business Analytics
- MSc Computing (Software Engineering)
- MSc Cyber Security and Digital Forensics
- MSc Engineering Management
- MSc Financial and Investment Analysis
- MSc Human Resource Management
- MSc International Marketing
- MSc Marketing Analytics
- MSc Psychology
Gjatë eventit studentët do të kenë mundësi për konsulencë online me përfaqësuesen e Universitetit Znj. Ksenia Terekhovskaya si dhe të dëgjojnë rreth eksperiencave të studentëve shqiptarë që aktualisht studiojnë në Northampton.
Gjithashtu, konsulentët tanë do ju informojnë rreth procedurave të aplikimit, kriteret e pranimit, dokumentacionin që nevojtet si dhe bursat që ofron universiteti.
Për më tepër informacion kontaktoni ne:
Email: ortensa.lame@inedu.al / alba.cobani@inedu.al
Tel: +355 69 70 70 318 / +355 69 70 70 289