Rreth Universitetit:
Universiteti i Greenwich ka një traditë disa vjecare në dhënien e arsimit të lartë, që prej vitit 1890. Tre kampuset e universitetit në Londër dhe Kent përbëhen nga godina historike të cilat ofrojnë ambjente madhështore, si edhe pajisjet e teknologjisë së fundit. Kampusi më i madh ndodhet në qendër të Old Royal Naval College në Royal Greenwich, një Trashëgimi Botërore e UNESKO-s pranë brigjeve të lumit Thames dhe pranë Greenwich Royal Park.
Studentët mund të zgjedhin programin e deshiruar nga 400 programet e studimit te ofruara, me një gamë të gjerë degësh si Arkitekturë, Biznes, Informatikë, Kriminologji, Arsim, Inxhinieri, Shëndetësi, Arte dhe Shkenca Liberale, Ligj, Media, Arte Kreative dhe Shkenca, Psikologji etj. Shumica e programeve janë të akredituara nga institucione si Engineering Accreditation Board, British Computer Society, Institution of Engineering and Technology, si edhe shumë institucione te tjera.
Universiteti i Greenwich renditet ndër universitetet më të mira në Britaninë e Madhe.
Vendodhja: Londer, Angli
Akomodimi: Studentet mund te zgjedhin midis kater rezidencave ne kampusin e Greenwich. Te gjitha rezidencat ndodhen vetëm disa minuta në këmbë larg universitetit.
Bursa: Universiteti ofron bursa ne baze merite deri ne 3000 GBP per vitin e pare te studimeve.
Programe Bachelor:
|
|
Programe Master:
|
|
