Rreth Universitetit:
University of East Anglia është themeluar në vitin 1963. UEA I dedikohet tërësisht zhvillimit të studentëve duke I ndihmuar ata jo vetëm nga ana akademike por gjithashtu I mbështet ata në identifikimin e aftësive të tyre. Numri I përgjithshëm I studentëve që aktualisht studiojnë në UEA është mbi 15.000 ku rreth 3,500 prej tyre janë studentë ndërkombëtar. Universiteti ofron mundësi për praktika pune dhe trajnime, falë bashkëpunimeve që ka me kompani të ndryshme si Aviva, Bloomberg, Claxton Engineering, IBM dhe Shell UK. Shumë shkencëtarë dhe autorë të vlerësuar me çmime kanë studiuar në UEA, fitues të çmimit Nobel si dhe mjekë të mirënjohur, njerëz të biznesit dhe akademikë. Universiteti renditet si një nga 25 universitetet më të sigurta në Angli (The Times and The Sunday Times Good University Guide 2020) si dhe ndër 200 universiteteve më të mira në botë (Times Higher Education World University Rankings 2011-20). UEA ka të gjitha facilitetet e nevojshme që I duhen një studenti për të përjetuar një eksperiencë studentore unike, duke përfshirë një bibliotekë 24/7, Unionin e Studentëve, Sportspark, Qendrën Sainsbury për Artet Pamore, Career Center dhe Enterprise Center.
Vendodhja: Norwich.
Akomodimi: Universiteti ka dy rezidenca për akomodimin e studentëve INTO Student Residences, Homestay. Stafi I universitetit I ndihmon studentët për të zgjedhur akomodimin I cili u përshtatet interesave të tyre.
Bursa: Universiteti ofron bursa merite deri në 5,000 GBP
Programet kryesore:
Programe Bachelor:
|
|
Programe Master:
|
