Rreth Universitetit:
University of Dundee është themeluar më 1881 dhe gëzon një reputacion të rëndësishëm për studentët që hyjnë në profesionet tradicionale, veçanërisht në fushën e drejtësisë, mjekësisë dhe stomatologjisë, si dhe fusha të reja si shkencat biologjike. Duncan of Jordanstone College of Art and Design është një nga shkollat më të vlerësuara të artit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Dundee renditet në 5 universitetet më të mirat në Mbreterinë e Bashkuar. Dundee është gjithashtu universiteti i parë në Skoci dhe i katërti në Mbretërinë e Bashkuar për degen e Ligjit sipas Guardian University Guide 2020.
Universiteit ndodhet në qytetin e Dundee në bregun lindor të Skocisë. Qyteti i Dundee është qyteti i katërt më i madh në Skoci dhe shtrihet në bregun lindor të vendit në lumin Tay, i rrethuar nga kodra dhe toka bujqësore. Qyteti ka disa nga kostot më të ulëta të jetesës për studentët, rreth 14% më lirë se mesatarja në Mbreterine e Bashkuar. Dundee është gjithashtu një nga qytetet më të sigurta në Mbretërinë e Bashkuar, renditet qyteti i 2-të më i sigurt në Skoci, Guide Complete University 2021.
Gjatë viteve të fundit universiteti është vlerësuar për kënaqësinë studentore dhe pjesa më e madhe e diplomave të ofruara përfshijnë gjithashtu planifikimin e karrierës dhe ofrimin e praktikave mësimore për studentët.
University of Dundee renditet ndër 20 universitetet më mira në UK (Guardian University Guide 2021) dhe ndër 50 universitetet më të mira në botë (The Times Higher Education University Impact Rankings 2020).
Bursa: Universiteti ofron bursa te pjesshme në bazë të meritës deri në 5000 GBP.
Akomodimi: Universiteti ofron akomodim të garantuar për studentët të cilët aplikojnë brenda afateve, në katër rezidenca studentore ose pranë kampusit kryesor. Universiteti gjithashtu zotëron akomodim për studentët edhe në qytet, të cilat janë të rinovuara brenda dhjetë viteve të fundit. Në varësi të preferencave të studentëve, stafi i akomodimit suporton studentët për të gjetur edhe akomodim privat.
Programet Kryesore
Programe Bachelor:
|
|
Programe Master:
|
|
