University of Bournemouth

University of Bournemouth

Britani e Madhe

Rreth Universitetit:

Bournemouth University është një universitet publik I vendosur në Bournemouth, England. Bournemouth është themeluar si universitet më 1992, por historia e tij daton që prej 1900. Misioni dhe vizioni I universitetit është të njihet në mbarë botën si një universitet lider për cilësinë e arsimit të lartë , avancimin e njohurive dhe pasurimin e shoqërisë përmes komunikimit të arsimit me kërkimet shkencore dhe praktikës. Sipas Research Excellence Framework 2014, rreth 96 % e studimeve shkencore të universitetit u vlerësuan ndërkombëtarisht dhe rreth 72 % prej tyre patën një impakt të rëndësishëm në shoqëri. Aktualisht në universitet studiojnë mbi 19000 student, shumica prej të cilëve janë student ndërkombëtarë. Bournemouth është angazhuar tu ofrojë studentëve të vet një mësimdhënie cilësore të kombinuar me praktikën. Universiteti bashkëpunon me kompani të mirënjohura dhe organizata profesionale në BU dhe UK. Të gjithë studentëve në bachelor dhe master u jepet mundësia për të bërë internships gjatë periudhës së studimeve të tyre. Rreth 91 % e studentëve janë punësuar brenda 6 muajve nga diplomimi I tyre. Bournemouth University është vlerësuar si një nga 100 universitetet e reja më të mira në botë (THE Young University Rankings 2020)

Vendodhja: Bournemouth, UK

Akomodimi: Studentët e University of Bournemouth akomodohen në kampusin e universitetit I cili ofron të gjitha facilitetet e duhura për të bërë jetesën e studentëve sa më të këndshme. Universiteti ka opsione të ndryshme akomodimesh dhe stafi ndihmon studentët të zgjedhin akomodimin që i përshatet interesave të tyre.

Bursa: Universiteti ofron bursa merite deri në 2000 GBP.

Programet Kryesore:

Programe Bachelor:

  • BA (Hons) Accounting
  • BA (Hons) Politics and Economics
  • BA (Hons) Business Management
  • BSc (Hons) Computing
  • BEng (Hons) Engineering
  • BSc (Hons) Adult Nursing
  • BA (Hons) Criminology
  • LLB (Hons) Law
  • BSc (Hons) Biological Sciences
  • BA (Hons) Marketing Communications
  • BSc (Hons) Biomedical Science
  • BSc (Hons) Psychology

Programe Master:

  • MSc International Accounting & Finance
  • Master of Business Administration
  • MSc Computer Animation and Visual Effects
  • MSc Engineering Project Management
  • MSc Adult Nursing
  • MA Media and Communication
  • Master of Business Administration
  • MA Marketing Communications
  • MA Cinematography for Film and Television
  • MA Political Psychology
  • MSc Tourism Marketing Management

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.