fbpx

Universita Cattolica del Sacro Cuore – Online Webinar

Universita Cattolica del Sacro Cuore – Online Webinar

Italia gjithmonë ka qenë një nga destinacionet e preferuara për studentet shqiptarë dhe kjo falë shumëllojshmërisë së degëve që ofron por edhe falë mundësive të shumta mbi financimin e studimeve.

Universita Cattolica del Sacro Cuore do të ishte zgjedhja ideale për të gjithë ju që dëshironi të studioni në gjuhën Angleze ose Italiane në një nga qytetet më të mëdha të Italisë si Milano, Piacenza, Cremona, Brescia dhe Romë.

7 të regjistruar deri tani
Current Progress
Current Progress
7 të regjistruar deri tani
Merrni pjesë në Prezantimin Online në datën 26 Mars në orën 15:00 dhe konsultohuni me përfaqësuesin e Universita Cattolica del Sacro Cuore, Z. Matteo Magnani.
01
Ditë
:
 
18
orë
:
 
12
minuta
:
 
31
sekonda

You missed out!

Universita Cattolica del Sacro Cuore: 

Universita Cattolica është themeluar në vitin 1921 dhe konsiderohet universiteti më i madh privat në Europë me mbi 41,000 studentë në 12 shkolla. Ajo që e diferencon Universita Cattolica është qasja ndërdisiplinore dhe gama e gjerë e shërbimeve të përshtatura që përmbush nevojat e studentëve ndërkombëtarë.

Përveç 190 programeve të ofruara në gjuhën Italiane, Universita Cattolica ofron programe universitare, pasuniversitare, kurse vere dhe kurse gjuhe. Disa nga degët kryesore që ofron Universita Cattolica janë:

  • Menaxhim;
  • Komunikim;
  • Psikologji;
  • Shkenca Politike;
  • Mjekësi dhe Kirurgji;
  • Agrikulturë, etj.

Universiteti mirëpret çdo vit nxënës nga më shumë se 100 kombësi të ndryshme dhe ofron mundësi bursash për studentët ndërkombëtarë të talentuar.

Kampusi qendror është ai në qytetin e Milanos i cili konsiderohet një nga qendrat kryesore të investimit dhe të biznesit ndërkombëtar. Duke jetuar dhe studiuar në Milano studentët kanë mundësi të vënë në praktikë njohuritë që kanë fituar gjatë studimeve universitare por gjithashtu të praktikojnë edhe aftësitë e tyre gjuhësore dhe kulturore. Të studiosh në Cattolica do të thotë të studiosh në një Universitet ku pasuria e programeve akademike dhe qëndrueshmëria e standardeve akademike përputhen me madhështinë e ndërtesave dhe vendndodhjet po aq mbresëlënëse. Cattolica është vendi ku bashkohen mendjet e mëdha. Aty ku entuziazmi takon inovacionin. Ku përkushtimi krijon rezultate.

Përse duhet të zgjedhim Universita Cattolica? 

  • Universitet Historik – 100 vite histori, Universiteti më i madh në Europë për nga numri i studenteve të regjistruar (rreth 40,000), 5 kampuse universitare në qytete të jashtëzakonshme si Milano, Piacenza, Cremona, Brescia dhe Romë.
  • Më shumë se 35 programe studimore të ofruara në gjuhën Angleze.
  • Mbi 100 programe të ofruara në gjuhën Italiane.
  • Një eksperiencë e vërtetë ndërkombëtare me më shumë se 130 kombësi të ndryshme.
  • Partneritet me më shumë se 600 universitete në të gjithë botën ku studentet mund ti bashkohen programeve si exchange/Erasmus/programe verore dhe kurse gjuhe.

Renditja Akademike:

  • 12 nga degët në Universita Cattolica shfaqen në 250 renditjet më të mira të Universiteteve Botërore

Punësimi:

Për sa i përket punësimit, sipas QS Employability ranking 2019, Universita Cattolica është renditur:

  • n.1 në Itali për lidhjen studentë-punëdhënës;
  • ndër 100 universitetet e para në të gjithë botën;
  • në vendin e 77 në të gjithë botën për sa i përket partneriteteve që universiteti ka me punëdhënësit.

Merrni pjesë në Prezantimin Online me përfaqësuesin e Universita Cattolica del Sacro Cuore, në datën 26 Mars në Orën 15:00. Pjesëmarrja është FALAS!

01
Ditë
:
 
18
orë
:
 
12
minuta
:
 
31
sekonda

You missed out!

Për më tepër informacion kontaktoni ne:

Email: ortensa.lame@inedu.al

Tel: +355 69 70 70 318 / +355 69 70 70 289

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.