Rreth Universitetit:
Tilburg University është themeluar në vitin 1927. Universiteti është i njohur për arsimin e tij me cilësi të lartë, orientimin social dhe ndjenjën e fortë të të jetuarit në kampus dhe në komunitet. Tilburg University ndodhet në qytetin Tilburg, i cili është qyteti i gjashtë për nga madhësia në Hollandë si dhe një nga qëndrat arsimore më të rëndësishme në vend. Sot ne te studojne mbi 17000 studente nga me shume se 100 kombesi te ndryshme.
Tilburg University ofron nje numër të madh të programeve bachelor dhe master në gjuhën angleze në fushat e Ekonomisë dhe Menaxhimit, Ligjit dhe Administratës Publike, Shkencave Sociale, Kulturës & Filozofisë, Teologjisë.
Tilburg University është renditur në 100 universitetet më të mira në botë dhe vend të parë në Hollandë për degën e Economics & Econometrics, për vitin 2018, (QS World University Rankings by subject, 2020). Spas Times Higher Education World University Ranking, 2021, ai renditet ne 50 universitetet me te mira ne bote per Business & Economics, Law and Psychology dhe sipas Shanghai Global Ranking of Academic Subjects, 2020 , ne 6 universitete me te mira per Business Administration.
Vendodhja: Tilburg, Hollandë
Akomodimi : Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit për të gjetur akomodim ne varesi te preferencave te tyre.
Bursa : Universiteti ofron bursa të pjesshme në bazë merite deri në 25 % te tarifes se shkollimit për disa nga degët që ofrohen në programet master. Universiteti gjithashtu ofron bursa per studentet ne programet Master in Research. Me vleren e burses qe do te perfitojne , keta studente do te paguajne tarifen e shkolles ne te njejten vlere me tarifat e studenteve europian.
Programet kryesore:
Programet bachelor:
|
|
Programet master:
|
|
