Thornton Academy

Thornton Academy

SHBA

Rreth Shkolles

Thornton Academy eshte nje shkolle e mesme me konvikt themeluar ne vitin 1811 dhe eshte e vendosur ne qytetin bregdetar Saco, me nje distance prej 15 min larg Portland-it dhe 90 min larg Boston-it. Shkolla mirepret cdo vit nxenes nga e gjithe bota nga klasa e 6 deri ne klasen e 12. Thornton Academy I pergatit nxenesit per te perballuar sfidat, per te mesuar, per tu rritur, per te qene inovative dhe per te patur sukses ne nje bote qe eshte ne nje ndryshim te vazhdueshem. Shkolla krenohet me traditen e saj shumevjecare ne fushen e mesimdhenies por gjithashtu ajo perkrah idete e reja pjese e prespektives globale. Angazhimi I shkolles eshte hartimi I programit akademik ne menyre te tille qe te pershtatet me nevojat e nxenesve qe vijne nga vende te ndryshme te botes. Thornton Academy u ofron nxenesve nderkombetare nje ambjent te ngrohte familjar ku ata kane mundesi te krijojne miqesi me njeri tjetrin. Mesuesit jane mbeshtetje e madhe per nxenesit pasi jane te vetedijeshem qe cdo nxenes ka pikat e veta te forta por edhe sfidat e tij. Prandaj mesuesit kane nje qasje te personalizuar per te mbeshtetur cdo nxenes te ndertoje te ardhmen e tij. Gjithashtu shkolla ka edhe zyren e karrieres e cila keshillon nxenesit mbi aplikimet ne unoversitet, perzgjedhjen e deges dhe cdo informacion tjeter qe I nevojtet nxenesit per tu pranuar nga universitetet me te mira ne bote.

Programet Akademike

Programet qe shkolla ofron jane:

Academics: Nje nga pika e forta te Thornton Academy eshte larmishmeria e lendeve qe ofron (mbi 200 lende) ku nxenesit kane mundesi te perzgjedhin ato lende qe jane me me shume interes per ta. Thornton Academy njihet per programin e Arteve Vizuale dhe Skenografise ku gjithsej ka 35 klasa ne dispozicion, per mediat e reja, per teknologjine dhe per muziken. Gjithashtu, shkolla ofron edhe nje program qe quhet STEM, I cili eshte I fokusuar ne eksperimentet. Shkolla ka lidhur partneritet me disa kolegje vendase te cilat u japin mundesi nxenesve te fitojne disa kredite per kolegjin nderkohe qe jane ende duke ndjekur studimet ne shkolle te mesme.

Advanced Placement (AP) Courses: Ne kete program nxenesit kane mundesi te zgjedhin disa lende nga 28 lendet e ofruara si, Gjuhe Angleze dhe shkrim akademik, Literature Angleze dhe shkrim akademik, Frengjisht, Kinezce, Latinisht, Spanjisht, Histori, Qeverisje dhe Politike, Mikroekonomi, Makroekonomi, Psikologji, Gjeografi, Biologji, Kimi, Fizike, Shkenca Kompjuterike, Kalkulus, Statistike, Teori Muzike, Art dhe Dizajn, etj.

ESL Program: Nepermjet ketij program, nxenesit marrin nje support te jashtezakonshem persa I perket Gjuhes Angleze. Ne momentin qe do te arrijne ne shkolle, nxenesit nderkombetare do ti nenshtrohen nje provimi te gjuhes Angleze per te percaktuar nivelin dhe aftesite e tyre gjuhesore. Ne kete menyre shkolle do ti kanalizoje ata ne programin e duhur ne menyre qe te mos hasin veshtiresi me lendet akademike.

Bursa Studimi

Shkolla ofron bursa ne baze te merites por edhe bursa te tjera. Gjithashtu shkolla ofron edhe ndihme financiare per ata nxenes qe nuk kane mjaftueshem te ardhura familjare per te perballuar tarifen e shkollimit. Nxenesit duhet te kene rezultate te larta akademike dhe te dalin shkelqyeshem ne intervisten/provimin e pranimit ne menyre qe te aplikojne per burse ose ndihme financiare.

Akomodimi

Shkolla ka 6 godina konviktesh brenda kampusit ku nxenesit akomodohen ne dhoma te perbashketa, dhe gjithashtu kane akses ne ambjentet e perbashketa ku mund te kalojne kohe dhe miqesohen me njeri tjetrin. Gjithashtu brenda ambjentit te kampusit ndodhet edhe kafja. Nxenesit mund te aksesojne edhe librarine, qendren e arteve, teatrin, laboratoret, terrenin e atletikes, fushen e tenisit etj.

 

Aktivitete jashteshkollore dhe sporte

Nxenesit marrin pjese ne aktivitete te tilla si atletike, art, dhe aktivitete te ndryshme jashteshkollore brenda kampusint te shkolles, te cilat I frymezojne ata te ndjekin endrrat dhe pasionet e tyre. Ne Thorton Academy, nxenesit mund te marrin pjese ne klube te ndryshme si klubi I robotikes, I inxhinierise, keshilli studentor, klubi I kercimit etj. Persa I perket aktiviteteve sportive, shkolla ka disa ekipe si futbolli, basketbolli, bejsbolli, tenisi, hokej, golfi, volejbolli, etj.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.