Rreth Universitetit:
University of Swansea është një universitet kërkimor publik i vendosur në Swansea, Wales, Mbretëria e Bashkuar. Universiteti është themeluar më 1920, si kolegji i katërt i Uiversitetit të Wales. Swansea është universiteti i tretë më i madh në Wales për nga numri i studentëve, dhe në vitin 2014 dhe 2019 është emëruar si Universiteti i Vitit në WhatUni.com Student Choice Awards. Universiteti ka një traditë 100 vjecare në ofrimin e arsimit të lartë dhe sot universiteti zotëron një ndikim të gjerë në fushat si shëndeti, kultura dhe mirëqënia e shoqërisë. Me një komunitet studentor dhe staf akademik nga 130 vende të ndryshme të botës, Swansea ka një shtrirje të gjerë ndërkombëtare.
University of Swansea përfshin dy kampuse mahnitëse në secilin skaj të bregdetit të Swansea. Singleton Park Campus I cili është vendosur me pamje nga plazhi i Gjirit të Swansea dhe Bay Campus i cili ndodhet në plazhin në afërsi të zonës lindore të Swansea. Kampusi i dyfishtë unversitar ofron shumë mundësi për studentët, stafin dhe komunitetin përreth dhe atmosfera miqësore e ofruar në kampus shpesh karakterizohet si “Swansea experience”.
Angazhimi dhe fokusi në fusha të ndryshme kërkimore ndër vite, ka bërë që universiteti të renditet në Top 30 Research Universities (2014 Research Excellence Framework league table). Gjithashtu, ai është renditur për herë të dytë rradhazi si një nga universitetet më të mira në Wales nga The Guardian University Guide 2021.
University of Swansea ofron një gamë të gjerë programesh studimi si vit përgatitor, programe bachelor dhe master në fusha të ndryshme si biznes, ligj, inxhinieri, shkenca kompjuterike, shkenca mjekësore etj. Sot në të studiojnë rreth 20,000 studentë.
Akomodimi: Universiteti ofron akomodim të garantuar për studentët bachelor dhe master të cilët aplikojnë brenda afateve. Rezidenca me e aftert me kampusin kryesor ndodhet rreth 4 km larg dhe ofron rreth 1000 dhoma te disponueshme per studentet. Në varësi të preferencave të studentëve, stafi i akomodimit suporton studentët për të gjetur edhe akomodim privat.
Vendodhja: Swansea, Wales, UK
Bursa: Universiteti ofron bursa në bazë merite për studentët bachelor deri në 6000 GBP, dhe për studentët master deri në 4000 GBP.
Programet Kryesore
Programe Bachelor:
|
|
Programe Master:
|
|
