fbpx

Study in Italy

A keni menduar ndonjëherë të studioni në një vend ku mund të keni pothuajse gjithçka pranë, si ski, plazhe dhe ndoshta vendet më të mahnitshme historike dhe krijimet e artit në Evropë?

A keni menduar shpesh se dëshironi të zhvilloni më tej aftësitë tuaja gjuhësore dhe jo vetëm të flisni në anglisht me të gjithë? Apo të shkoni në një vend ku do t’ju duhet të mësoni të flisni gjuhën vendase? Nëse po atëherë, duhet të kërkoni një mundësi studimi në Itali!

 

Disa nga arsyet përse Italia është destinacioni I preferuar I studentëve ndërkombëtarë për të vazhduar studimet e larta:

  1. Italia ka shumëllojshmëri universitetesh të cilat janë me rankim të lartë dhe gjithashtu ofrojne edhe një mjedis ndërkombëtar mbresëlënës.

Italia është një vend i njohur ndërkombëtar për studime jo vetëm për shkak të ambientit të saj të lartë multikulturor, por vendi ka gjithashtu disa nga universitetet më të mira shtetërore dhe private. Universiteti i Bolonjës është një institucion prestigjioz që shënon origjinën e sistemit aktual të arsimit të lartë perëndimor si universiteti më i vjetër në Evropë. Përveç kësaj, Bolonja është në listën e qyteteve më të mira evropiane që mirëpresin numrin më të madh të studentëve Erasmus.

Ka shumë universitete të tjera publike cilësore në Itali, si p.sh. Politekniku i Milanos, Politekniku i Torinos, Universiteti i Sienës, Universiteti i Pavias, Universiteti i Padovës, Ca Foscari University of Venice etj.

Ndërsa përsa I përket universiteteve private mund të përmendim, Universita Cattolica del Sacro Cuore, Instituto Europeo di Design, John Cabot University etj.

 

  1. Italia është një destinacion i përballueshëm për sa I perket kostove për studentët ndërkombëtarë

Italia është një nga vendet më të përballueshme në Evropë ku mund të studioni jashtë dhe kjo vlen edhe për tarifat e shkollimit edhe për kostot e jetesës. Mesatarja e shkollimit për të gjitha llojet e diplomave është: 850 EUR deri në 5,000 EUR/vit. Shpenzimet mesatare të jetesës: 700 deri në 1000 euro/muaj për strehim, ushqim, transport dhe argëtim.

Qytetet më të shtrenjta: Roma, Milano dhe Bolonja.

Qytetet më të lira: Piza, Padova ose Torino

 

  1. Mundesi per bursa dhe ndihme financiare per studentet nderkombetare. 

Universitet Italiane jane nga universitetet qe ofrojne bursa per studentet me rezultate te larta akademike, te cilat mund te arrine te mbulojne tarifen e plote te studimit. Gjithashtu, mundesi te tjera financimi dhe bursash ofrohen edhe nga shteti Italian.

 

  1. E drejta per te punuar 20 ore ne jave gjate periudhes se studimeve.

Viza studentore u jep mundesine studenteve te punojne 20 ore ne jave paralelisht me studimet e tyre. Ne kete menyre studentet jo vetem arrine te sigurojne dis ate ardhura shtese perveten por ata gjithashtu fitojne eksperiencen e te punuarit ne nje ambjent nderkombetare.

 

  1. Mundesi per te transferuar studimet ne cdo universitet tjeter ne Europe.

Sistemi arsimor në Itali njihet automatikisht në 42 vende të tjera. Diploma e marrë në Itali është e barabartë me një diplomë të marrë në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Austri, Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe shumë vende të tjera. Arsimi i lartë në Itali tani përbëhet nga një diplomë trevjeçare, e cila mund të pasohet nga diploma dyvjeçare master dhe vlerësohet nga nje numer i madh institucionesh akademike në të gjithë vendin. Programet e studimeve ofrohen në dy gjuheë, atë angleze dhe italine. Si rrjedhojë Italia jep mundesinë e transferimit të studimeve në cdo vend të Europës.

 

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.