Rreth Shkolles
Storm King School eshte themeluar ne vitin 1867 dhe per me shume se nje shekull e gjysem, shkolla ka qene e vendosur prane malit Storm King me pamje nga lumi piktoresk Hudson. Sot, shkolla Storm King renditet ne mesin e shkollave te mesme me te mira ne New York. Shkolla u jep mundesine nxenesve te krijojne rrugetimin e tyre, te eksplorojne enderrat, te zbulojne potencialin e tyre si dhe te fitojne njohurite dhe aftesite qe ju nevojten per te progresuar me tej ne studimet e larta. Pervoja ne Storm King ka te beje me shume me teper sesa fitimi i nje diplome ose pranimi ne kolegjin e duhur. Sigurisht, shkolla I ndihmone nxenesit ta realizojne edhe kete por mbi te gjitha ajo eshte e perkushtuar ndaj suksesit personal te cdo nxenesi. Shkolla ka 3 ndertesa te medha te perbera nga klasa te ndryshme ku zhvillohet mesimi, 1 biblioteke, laborator kompjuterash, teater, qendra e arteve vizuale, palestra dhe qendra e fitnesit, etj. Programet akademike ne Storm King School jane hartuar ne menyre te tille qe te suportojne cdo nxenes ne menyre qe te diplomuarit ne kete shkolle te spikasin ne universitet por edhe me gjere.
Programet Akademike
Storm King School eshte shkolle e mesme me konvikt per nxenesit nga klasa e 8 deri ne klasen e 12, e cila ka si qellim pergatitjen maksimale te nxenesve per te progresuar ne universitetet ose kolegjet me te mira ne SH.B.A. Perqindja e suksesit eshte e jashtezakonshme ku 100% e nxenesve arrijne te pranohen ne universitete ose kolegje 4 vjecare. Cdo klase ka mesatarisht 6 nxenes duke I dhene mundesine atyre te kene nje vemendje te vecante dhe nje perqasje individuale nga mesuesit. Programet qe shkolla ofron jane:
Academics: Storm King eshte nje shkolle inovative ku nxenesit mesojne ta shohin veten si qytetare te botes. Nxenesit pergatiten per shekullin 21 duke ndjekur nje kurrikule akademike te personalizuar dhe sfiduese, duke ndjekur nje larmi programesh ne arte dhe atletike si dhe duke zhvilluar aftesite e lidershipit dhe sherbimit ndaj komunitetit. Disa nga lendet qe zhvillohen jane Matematike, Shkence, Anglisht, Histori dhe Shkenca Shoqerore, Gjuhet e botes, etj.
Advanced Placement (AP): Ne kete program nxenesit mund te zgjedhin disa nga lendet e disponueshme si Calculus, Statistike, Literature Angleze dhe Shkrim Akademik, Fizik, Mekanik, Biologji, Shkenca Kompjuterike, Histori Arti, Teori Muzike etj.
ESL Program: Storm King ofron nje qasje gjitheperfshirese ndaj programit ESL duke u fokusuar ne permiresimin e aftesive te degjimit, te folurit, shkrimit dhe leximit te gjuhes Angleze. Programi ESL përqendrohet ne rritjen e ketyre aftesive ne mjediset akademike dhe sociale te dizenjuara me shume kujdes per nxenesit. Pjese e programit jane kurset nderdisiplinare, Panairi Nderkombetar si dhe disa udhetime qe kane ne fokus zhvilimin akademik. Ne kete menyre do te krijohet nje ure lidhese midis programit ESL dhe programeve te tjera ku nxenesit do te progresojne lehtesisht ne programet pasardhese.
Bursa Studimi
Shkolla ofron ndihme financiare per nxenesit nderkombetare qe kane rezultate te larta akademike dhe ne rastet kur te ardhurat e familjes nuk mjaftojne per te perballuar tarifat e shkolles. Afati I aplikimit per ndihmen financiare eshte data 1 Prill per nxenesit nderkombetare.
Akomodimi
Shkolla ka 4 godina te medha qe sherbejne si konvikte ku akomodohen nxenesit. Ata mund te zgjedhin dhome teke, dyshe, ose treshe. Gjithashtu anetare te stafit te shkolles akomodohen ne konvikte ne menyre qe te mbikqyrin nxenesit dhe ti suportojne ata.
Aktivitete jashteshkollore dhe sporte
Shkolla ofron nje larmishmeri aktivitetesh per kohen e lire dhe fundjavat si pershembull udhetime ne qytetin e New Yorkut, ne muze dhe monumente te ndryshme, etj. Nxenesit mund te mbushin kohen e lire gjate mbasditeve duke u angazhuar ne klube te ndryshme ose duke u marr me atletike dhe aktivitete ne natyre. Disa nga sported qe mund te ndjekin nxeensit jane basketball, baseball, tenis, volleyball, ngjitje ne mal, fitness etj.
