Rreth Universitetit:
Shkolla ofron një sër programesh të ndryshme përgatitore për universitete dhe IMAT. Ajo ofron kurse përgatitore për studentët ndërkombëtarë të cilët duan të ndjekin studimet e tyre në universitetet italiane. Disa universitete kërkojnë që studentët të kryejnë një provim pranimi në mënyrë që të regjistrohen në programe/degë specifike. Pavarësisht në qoftë se një provim është i nevojitur për matrikulimin, kursi përgatit studentët për suksesin e tyre gjatë kurrikulës së universitetit.
Vendodhja: Firence, Romë, Milano – Itali
Akomodimi: Shkolla i ndihmon studentet te akomodohen ne rezidenca studentore. Akomodimet janë dhoma teke ose dyshe me kuzhinë dhe tualet të përbashkët.
Programet Kryesore
IMAT- International Medicine Admissions Test Preparation Course
Në qoftë se dëshironi të studioni Mjekësi në Anglisht në universitetet më të mira në Itali, duhet të kaloni IMAT , testin e pranimit ndërkombëtarë të mjekësisë. Scuola Leonardo da Vinci organizon një kurs të veçantë përgatitor universitar për IMAT në Firence, Milano dhe Romë, duke synuar të sigurojë një bazë të aftësive kritike shkencore dhe logjike për të gjithë studentët e huaj që dëshirojnë të provojnë IMAT për të hyrë në një fakultet italian të mjekësisë.
Kohëzgjatja: 3-10 javë (140 leksione, 45 minuta secili leksion). Numri i leksioneve mund të reduktohet nëse janë regjistruar më pak se 5 pjesëmarrës.
Tarifa: 1.780 EUR dhe 70 EUR tarifa e regjistrimit
Kurse përgatitore para universitare
Kursi i përgatitjes së universitetit në Scuola Leonardo da Vinc do t’i përgatisë studentët duke përforcuar aftësitë gjuhësore, duke rritur kompetencën e të shkruarit dhe duke u fokusuar në lëndën dhe fjalorin e lidhur ngushtë me çdo program specializimi.
Shkolla ofron kurse përgatitore universitare për fushat e mëposhtme të studimit:
- Mjekësi & STEM
- Arkitekturë
- Dizajn & Moda
- Konservatori
- Akademitë e Arteve të Bukura
- Ekonomi & Financa
Kohëzgjatja: 3-10 javë (140 leksione, 45 minuta secili leksion). Numri i leksioneve mund të reduktohet nëse janë regjistruar më pak se 5 pjesëmarrës.
Tarifa: 1.495 EUR në gjuhën italiane dhe 1.780 EUR në gjuhën angleze.
Kurse përgatitore për akademitë e dizajnit dhe modës
Kursi është i destinuar për studentët që dëshirojnë të ndjekin Akademitë Italiane të Modës dhe Dizajnit si: NABA, Domus Academy, Istituto Marangoni, Polimoda, Scuola Politecnico di Design, Fashion School Carlo Secoli, UptoDate Fashion Academy, HFFA, Istituto Europeo di Design, etj.
Qëllimi i kursit është të ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë dhe të kuptuarit që kërkohen për të ndjekur menjëherë mësimet në një akademi të modës dhe dizajnit dhe t’i lehtësojë ata të kalojnë provimin pranues, aty ku kërkohet. Për të qenë në gjendje të ndjekë këtë program studenti duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (B1 e lart).
Kohëzgjatja: 4 javë
Tarifa: 1.495 EUR dhe 70 EUR tarifa e regjistrimit. Tarifa përfshin programin mësimor, testin dhe intervistën provë, materialet e kursit dhe certifikatën e pjesëmarrjes.
