fbpx

Pranohuni në universitetet më të mira në botë

A ëndërroni të studioni në Universitetin e Oxford-it, Harvard-it apo një universitet tjetër ndër më të mire në botë?  Sipas renditjes së Times Higher Education World University, dhjetë universitetet më të mira në botë janë:

  • University of Oxford, UK
  • University of Cambridge, UK
  • Stanford University, USA
  • Massachusetts Institute of Technology, USA
  • California Institute of Technology, USA
  • Harvard University, USA
  • Princeton University, USA
  • Yale University, USA
  • Imperial College London, UK
  • University of Chicago, USA

Këtu janë 7 hapa që mund të ndiqni për t’u bërë pjesë e universiteteve më të mirë në botë:

  1. Përpara se të filloni me aplikimet

Duhet të merrni në konsideratë disa kritere bazë nëse dëshironi të pranoheni në universitetet me rankim të lartë:

  • Pranimi nuk është i lehtë, pra në qoftë se notat tuaja nuk janë më të lartat do të ishte një ide më e mire për të aplikuar në universitete që nuk janë të renditura kaq lartë.
  • Nëse pranoheni, do të konkurroni çdo ditë me studentët ekselente nga e gjithë bota. Kjo mund të jetë frymëzuese, por gjithashtu mund të jetë sfiduese nëse befas e gjeni veten duke marrë nota mesatare.
  • Shumë nga universitetet më të mira në botë kane gjithashtu edhe tarifa te larta studimi.

 

  1. Aplikoni në kohë dhe aplikoni në shumë shkolla

Aplikimi juaj nuk duhet të jetë thjeshte i mirë, por duhet të jetë perfekt. Por jo ne te gjitha rastet alikimet jane te sukseshme pasi keto universite marrin shume aplikime nga e gjithe bota qe jane po ashtu perfekte. Pra, nëse vërtet dëshironi të futeni në një nga universitetet më të mira, duhet të aplikoni në shumë prej tyre për të rritur shanset tuaja për t’u pranuar. Universitetet më të mira shpesh kanë afate më të hershme se universitetet e zakonshme. Ju duhet të filloni procesin e aplikimit rreth 1 vit përpara fillimit te sezonit, për t’ju dhënë kohë të mjaftueshme për të zbuluar kërkesat, për të kryer testet e nevojshme dhe për të përgatitur një aplikim të kompletuar.

  1. Arrini performanca akademike të përsosura

Nëse deshironi të studioni në një universitet elitar duhet te keshilloheni nga profesionistet qe ne moshe te hershme, në mënyrë që të qëndroni të fokusuar në shkollën e mesme dhe të arrini notat e shkëlqyera që ju nevojiten. Për tu pranuar në shumicën e programeve në universitetet më të mira, do t’ju duhet një mesatare e larte psh. 9.5/10 dhe sigurisht nje aplikim mbresëlënës.

  1. Performoni mirë në testet e standartizuara

Edhe nese notat tuaja nuk jane perfekt , ju ende keni shanse per tu pranuar ne keto universitete duke arritur rezultate te larta ne testet e standartizuara si SAT ose ACT per universitete amerikane. Gjithashtu niveli i gjuhes se huaj eshte shume i rendesishem , do t’ju duhet të provoni se keni një nivel të lartë të gjuhës angleze duke shënuar rezultate të mira në testin TOEFL ose IELTS.

  1. Shkruani një ese ose leter motivimi perfekte

Kur të gjithë aplikantët janë studentë të mirë, notat e mira dhe rezultatet e testimit nuk mjaftojnë për të vendosur se kush duhet të pranohet apo jo. Eseja është shansi juaj për të shkëlqyer dhe qe aplikimi tuaj te kete impakt pozitiv tek departamenti I pranimi te studenteve.

  1. Merrni rekomandime të shkëlqyera

Pervec letres se motivimit, ne aplikimin tuaj ka shume rendesi edhe rekomandimin i personave te tjere qe ju njohin shume mire.  Universitetet shpesh kërkojnë dy ose tre letra rekomandimi. Këto letra duhet të shkruhen nga mësues, trajnerë, punëdhënës ose njerëz në pozicione të ngjashme që ju njohin mirë.

  1. Keshillohuni nga profesioniste

Siç mund ta shihni, hyrja në universitetet më të mira eshte ne prcedure e gjate dhe jo e thjeshte. Shpesh mund të rrisni shanset tuaja për nje aplikim te sukseshem duke marrë ndihmë. Kosulentet e INedu Consultancy mund tju ndihmojne ne cdo hap te procedures duke ju siguruar qe aplikimet dhe dokumentat e derguara te jene te skata sic kerkohet nga universitetet.

 

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.