fbpx

Perfitimet e të studiuarit në Gjermani

Vitet e fundit Gjermania konsiderohet si nje destinacion shume terheqes per te jetuar dhe studiuar. Gjermania cilesohet si vendi i trete me i kerkuar dhe 12% e studenteve ne Gjermani jane student nderkombetare. Dihet tashme se sistemi arsimor Gjerman ka nje cilesi te larte dhe diplomat e universiteteve Gjermane jane jashtezakonisht te vlefshme ne kontekstin akademik dhe profesional.

Ne Gjermani studentet kane mundesi te studiojne ne nje nder 400 institucionet arsimore dhe te zgjedhin cdo lloj dege ose fushe qe ata deshirojne pasi ofrohet nje larmishmeri e madhe programesh, mbi 18,000 programe te ndryshme studimore, ku 1,800 prej tyre jane programe nderkombetare qe ofrohen ne gjuhen Angleze.

Universitetet Gjermane jane kryesisht te fokusuara tek pjesa kerkimore, ata ofrojne me teper njohuri teorike. Universitetet e shkencave te aplikuara nga ana tjeter perqendrohen me teper tek aplikimi i njohurive shkencore dhe paresore per ta eshte praktika profesionale. Ndersa Kolegjet e Artit trajnojne aktor, muzikant edhe artist.

Ka disa arsye se perse studentet ndërkombetare zgjedhin te ndjekin studimet ne Gjermani:

1. Universitetet Teknike ne Gjermani jane te nje standarti boteror. Gjermania ka disa nga universitetet teknike me te mira ne bote qe jane te specializuara kryesisht ne fushen e mjekesise dhe te menaxhimit. Universitete Teknike jane te fokusuar me teper ne pjesen praktike.

2. Diplomat e Universiteteve Gjermane njihen ne te gjithe boten.

3. Programet mesimore ofrohen edhe ne Anglisht

4. Tarifat e shkollimit jane te perballueshme si per studentet vendas ashtu edhe per studentet nderkombetare dhe gjithashtu edhe kostot e jeteses jane me te uleta ne Gjermani krahasuar me shtetet e tjera.

5. Shuma monetare qe kerkon ambasada te jete e depozituar ne llogari bankare eshte me e ulet sesa ne shtetet e tjera. Ne momentin qe studentet nderkombetare aplikojne per vizen studentore duhet te kene ne llogarine e tyre bankare te kursyera nje shume te caktuar per te perballuar shpenzimet e jeteses te pakten per vitin e pare te studimeve. Duke qene se kostot e jetese jane me te uleta ne Gjermani sesa ne vendet e tjera, rredhimisht edhe depozita e kursyer do te jete me e vogel.

6. Viza studentore Gjermane u jep mundesine studenteve te punojne 20 ore ne jave dhe paga minimale eshte 9 EUR/ore

7. Ne perfundim te studimeve dhe pasi te marrin diplomen, studentet kane mundesi te marrin nje vize pune deri ne 18 muaj. Gjate kesaj kohe ata mund te pajisen me kontrate te rregullt pune dhe me pas te aplikojne per lejen e qendrimit.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.