fbpx

Open Day – Study in USA

Shtetet e Bashkuara te Amerikes njihen si nje nga vendet me numrin me te madh te studenteve nderkombetare, me rreth 1 mln studente te cilet zgjedhin te arsimohen dhe perjetojne eksperiecen studentore Amerikane. Rreth 5 % e studenteve te regjistruar ne uiversitetet ne SHBA jane studente nderkombetare, numer I cili po rritet cdo vit.

Disa nga arsyet perse studentet nderkombetare zgjedhin kolegjet dhe universitetet Amerikane per te studiuar jane:

  • Persosmeria Akademike
  • Mundesi te shumta arsimore
  • Perdorimi i teknologjise se fundit gjate programit arsimor
  • Mundesi punesimi dhe praktike pune
  • Fleksibilitet
  • Suport maksimal per studentet nderkombetare
  • Arsimim te standarteve nderkombetare dhe mundesi te shumta ne zhvllimin e karrieres
  • Ekpresience unike e jetes studentore amerikane
  • Mundesi te shumta bursash dhe ndihme financiare

 

Persosmeria Akademike

Shtetet e Bashkuara kanë një nga sistemet universitare më të mira në botë, me programe të shkëlqyera pothuajse në të gjitha fushat. Në nivelin universitar, ekzistojnë programe të shkëlqyera në disiplinat tradicionale, si dhe në fushat profesionale. Në nivelin e pasuniversitar, studentët kanë mundësinë të punojnë drejtpërdrejt me disa nga profesionistet me te mire në fushën e tyre të studimit, me mundësinë për t’u përfshirë në kërkime ekskluzive dhe mundësi arsimore. Diplomat qe japin universitetet ne SHBA njihen në mbarë botën për përsosmërinë e tyre.

 

Mundesi te shumta arsimore

Ne Shtetet e Bashkuara janë te vendosura mijëra kolegje dhe universitete si dhe njihet per kampuset e shumte krahasuar me vendet e tjera te botes. Si rezultat, sistemi i arsimit të lartë në SHBA, njihet per mundesite e shumta qe I ofron gjithsecilit. Disa kolegje dhe universitete fokusohen tek parimet e gjera arsimore, të tjerë theksojnë aftësitë praktike të lidhura me punësimin, dhe disa të tjerë specializohen në arte, shkenca sociale ose fusha teknike. Kjo do të thotë që pavarësisht se çfarë planifikoni të studioni, do të keni një shumëllojshmëri të gjerë programesh në fushën qe ju deshironi te zgjidhni.

 

Perdorimi i teknologjise se fundit gjate programit arsimor

Universitetet në SHBA njihen per teknologjinë e zhvilluar te kërkimit dhe teknikave duke vënë në dispozicion pajisjet dhe burimet më të mira të mundshme për studentët e tyre. Edhe nëse fusha juaj nuk përfshin drejtpërdrejt shkencën ose inxhinierinë, do të keni mundësi të aftesoheni në përdorimin e teknologjisë më të fundit për të kryer kërkime, si dhe për të marrë dhe përpunuar informacionin. Gjithashtu do të keni mundesi te jeni ne kontakt me studiues, mësues dhe ekspertë të fushës tuaj.

 

Mundesi punesimi dhe praktike pune

Ju do të mund të fitoni përvojë të vlefshme përmes praktikave te punes dhe ne te njejten kohe të financoni studimet tuaja në SHBA, veçanërisht nëse jeni student i diplomuar. Shumë programe pasuniversitare ofrojnë mundësi trajnimi për studentët në projekte të veçanta që eksplorojnë aspekte të ndryshme të fushës ku ju studioni.

 

Fleksibilitet

Megjithese pjesa me e madhe e programeve jane te strukturuara persa I perket kurrikules, ne pergjithesi studenteve u krijohet fleksibiliteti te zgjedhin ato lende qe ata deshirojne duke I kombinuar me oraret qe u pershtaten me se miri.

 

Suport maksimal per studentet nderkombetare

Universitetet ne SHBA ofrojne suport maksimal per studentet nderkombetare duke I bere ata te ndihen si ne shtepi. Per kete arsye ata kane te implementuar zyren per studentet nderkombetare e cila I ndihmon studentet për t’u përshtatur sa me shpejt ne një mjedis të ndryshëm kulturor dhe akademik. Universitetet zhvillojne nje program orientimi per t’ju ndihmuar në lidhje me statusin tuaj të vizës, situatën financiare, akomodimin, mundësitë e punësimit, problemet shëndetësore si dhe shumë pyetje te tjera qe mund te keni rreth qendrimit tuaj ne Amerike. Nëse vendosni të përfundoni diplomën tuaj në Shtetet e Bashkuara, kjo zyrë shpesh ofron ndihmë për hartimin e CV dhe mundesi punesimi ne perfundim te studimeve. Zyra e studentëve ndërkombëtarë do të jetë një burim i paçmuar informacioni dhe ndihme gjatë qendrimit tuaj në Shtetet e Bashkuara.

 

Arsimim te standarteve nderkombetare dhe mundesi te shumta ne zhvllimin e karrieres

Studentët ndërkombëtarë jane shume te kerkuar ne tregun e punesimit jo vetem ne Amerike por edhe ne vendet e tjera te botes. Ne fusha te ndryshme gjithmone e me shume po kerkohen profesioniste me eksperience. Si rrjedhoje shumë punëdhënës kërkojnë punonjes qe kane nje game te gjerë njohurish ne fusha te ndryshme. Kompanitë në SHBA po kërkojnë gjithnjë e më shumë të bëhen edhe me te pranishme në tregun global. Ata shpesh kërkojnë të punësojnë punonjës që jo vetëm kanë aftësi gjuhësore multikulturore, por edhe që mund të ndihmojnë në komunikimin, negocimin dhe zhvillimin e biznesit në kultura të ndryshme.

 

Ekpresience unike e jetes studentore amerikane

Gjate studimeve në SHBA, ju do te arrini te zhvilloheni jo vetem nga ana akademike, por do te zgjeroni edhe përvojën tuaj kulturore. Pavarësisht nëse ndiqni një kolegj të vogël, privat në një qytet të vogël ose një universitet që ndodhet në mes të një zone të madhe urbane, shumica e universiteteve ofrojnë një shumëllojshmëri klubesh dhe organizatash studentore për t’iu përshtatur interesave të studentëve. Ju do të keni mundësinë të beheni pjese e kulturës Amerikane duke takuar njerëz të ndryshem dhe duke bërë miq të rinj.

 

Mundesi te shumta bursash dhe ndihme financiare

Universitetet ne Amerike ofrojne mundesi te shumta bursash mbi tarifen e shkollimit, per studentet me rezultate te larta akademike por gjithashtu aplikojne edhe ndihmen financiare per studentet nderkombetare.

 

Behuni pjese e eventit Open Day Study in USA dhe informohuni rreth disa prej Universiteteve me te mira ne SHBA:

  • Arizona State University
  • Pace University
  • University of Connecticut
  • University of South Florida
  • Long Island University Brooklyn
  • Thomas Jefferson University
  • Illinois State University
  • Fisher College Boston

 

Na vizitoni pranë zyrës tonë në datën 17 Nëntor, ora 09:00 – 19:00, takohuni me konsulentët tanë dhe informohuni mbi programet e studimit, kriteret e pranimit, procedurat e aplikimit, bursave që ofrohen, akomodimit si dhe vizës studentore.

Konsulenca është FALAS. Ju mirëpresim!

Për më tepër informacion kontaktoni në:

📧 ortensa.lame@inedu.al / alba.cobani@inedu.al
📲 +355 69 70 70 318 / +355 69 70 70 289

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.