Nobel International School Algarve

Nobel International School Algarve

PORTUGALI

Rreth Shkolles

Nobel International School Algarve eshte themeluar ne vitin 1972 dhe eshte e vendosur ne qytetin Lagoa ne Portugali. Gjithashtu shkolla ka edhe nje kampus te dyte ne Almancil. Ne te dy kampuset nxenesit kane mundesi te eksplorojne hapesira te medha dhe te gjelberta. Shkolla mirepret cdo vit nxenes nderkombetare qe vijne nga me shume se 30 shtete te ndryshme te botes si Angli, France, Gjermani, Spanje, Hollande, etj. Qellimi I shkolles eshte t’u ofroje nxenesve nje arsimim te standarteve nderkombetare te nderthurur me aktivitete te ndryshme jashteshkollore qe do te ndihmojne ne formimin e pergjithshem te nxenesve. Gjithashtu shkolla synon te rrisi tek nxenesit kuriozitetin per te zbuluar dhe mesuar gjera te reja. Ata nxiten te arrine potencialin e tyre te plote duke zhvilluar talentet dhe aftesite e tyre unike. Nxenesit ne Nobel International School Algarve do te gjejne nje mbeshtje maksimale nga ana e mesuesve, te cilet do ti udhezojne dhe motivojne ata te ndjekin karrieren e duhur.  50% e nxenesve pranohen ne 100 universitetet me te mira ne Europe perfshire ketu Oxford dhe UCL.

Programet Akademike

Nobel International School ofron programe ne baze te sistemit Anglez (IGCSE dhe A – level) por gjithashtu edhe ne baze te sistemit Portugez. Nxenesit kane mundesi te zgjedhin ate program qe deshirojne.

IGCSE: Ky program zgjate 2 vite dhe I perkon klases se 10 dhe 11. Disa nga lendet qe zhvillohen ne kete program jane Anglisht, Matematike, Biologji, Teknologji, Informatike dhe Edukim Fizik.

A-level: Ky program njihet ne te gjithe boten dhe I perkon klasave te 12 dhe 13. A – levels ofron nje numer te madh lendesh akademike me orientim profesional nga te cilat nxenesit duhet te zgjedhin vetem 4 lende. Disa nga lendet qe ofrohen jane: Letersi Angleze, Portugalisht, Frengjisht, Biznes, Matematike, Biologji, Kimi, Fizike, Histori, Gjeografi, Art, Teknologji, Edukim Fizik, Ekonomi, Informatike etj.

EAL: Shkolla ofron gjithashtu edhe pergatitje te gjuhes Angleze per nxenesit nderkombetare ne varesi te nevojave te tyre gjuhesore. 

Bursa Studimi

Nobel International School Algarve ofron bursa per nxenesit ne baze te merites dhe te formimit te pergjithshem akademik te nxenesve.

Akomodimi

Ne Nobel International School of Algarve nxenesit akomodohen ne konviktet e shkolles I cili ndodhet ne nje distance prej 6.5 km nga shkolla. Godina e konviktit ne te shkuaren ka funksionuar sin je hotel me 4* dhe me pas eshte transformuar ne konvikt per te permbushur nevojat e nxenesve te shkolles. Kushtet jane te standarteve te larta per t’ju ofruar komoditet nxenesve. Ata kane hapesirat e perbashketa argetimi per te kaluar kohen e lire, por gjithashtu edhe ambjente te qeta studimi dhe nje kopsht te madh me pamje nga deti. Te gjitha dhomat jane te pajisura me tualet brenda dhe ballkon. Nxenesit kane mundesi te zgjedhin dhome dyshe ose dhome teke. 

Aktivitete jashteshkollore dhe sporte

Shkolla i jep mundesine nxenesve te zhvillojne talentet e tyre, te rrisin vetebesimin, si dhe te praktikojne nje menyre jetese te shendetshme. Prandaj Nobel International School Algarve organizon aktivitete te ndryshme jashteshkollore per te eksploruar fusha te reja duke filluar nga artet e deri tek shkenca dhe inxhinieria. Nxenesit kane mundesi te behen pjese e klubeve te artit si muzika, teatri etj. Ata mund te ndjekin klasat e violins, pianos, kitare, flaut etj. Persa I perket aktiviteteve sportive nxenesit mund te angazhohen me futboll, basketboll, atletike etj.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.