Rreth Shkolles
Squaw Valley Academy eshte e vendosur prane Liqenit Tahoe ne Kaliforni dhe prane saj ndodhet dhe resorti I skive ku u zhvilluan lojerat olimpike dimerore ne vitin 1960. Shkolla eshte themeluar ne vitin 1978 dhe sherben si nje shkolle e mesme me konvikt nga klasa e 9 deri ne klasen e 12, e cila mirepret cdo vit nxenes nga e gjithe bota. Qellimi I shkolles eshte ti ofroje nxenesve te saj nje pervoje akademike unike dhe kuptimplote. Programet akademike te shkolles jane ndertuar per te permbushur nevojat e cdo nxenesi ne menyre te personalizuar ku cdo nxenesi I kushtohet nje vemendje e vecante prandaj dhe klasat jane me nje numer te vogel nxenesish (jo me shume se 8 nxenes). Ne vitin 2020, shkolla shenoi 42 vjetorin me nje ndryshim te emrit nga Squaw Valley Academy ne Lake Tahoe Preparatory School. Ky ndryshim eshte me kuptimplote pasi pasqyron vendndodhjen e shkolles dhe pasqyron rritjen dhe zhvillimin e saj gjate kater dekadave te fundit. Shkolla zhvillon kuriozitetin intelektual tek nxenesit e saj si dhe aftesine e tyre fizike dhe qendrueshmerine personale. Nxenesit qe perfundojne shkollen e mesme ne Lake Tahoe Preparatory School kane nje nivel pranimi 100% ne universitetet me te mira.
Programet Akademike
Programet qe shkolla ofron jane:
Academics: Shkolla ofron nje program akademik rigoroz ku nxenesit kane mundesi te nderveprojne me mesuesit dhe te zhvillojne me tej aftesite dhe potencialin e tyre. Nga ana e mesuesve jepet nje support maksimal ndaj cdo nxenesi me nje qasje individuale ne menyre qe te progresojne me sukses ne universitet. Cdo mbremje nxenesit kane nje dy oresh te detyrueshem ku do te bejne detyrat dhe gjate kesaj kohe ata mbikqyren nga nje mesues I cili jo vetem garanton ambjentin e qete te studimit por gjithashtu eshte I pranishem per te suportuar nxenesit ne rast se do kene pyetje ose paqartesi. Pervec lendeve akademike t epercaktuara ne kete program, nxenesit kane mundesi te zgjedhin disa lende plotesuese si art, fotografi, pikture, muzike, etj.
Advanced Placement (AP) Courses: Ne kete program nxenesit kane mundesi te zgjedhin disa lende nga 16 lendet e ofruara si, Gjuhe Angleze dhe shkrim akademik, Literature Angleze dhe shkrim akademik, Kalkulus, Biologji, Kimi, Fizike, Histori, Qeverisje dhe Politike, Mikroekonomi, Makroekonomi, Psikologji, Spanjisht, Art, etj.
ESL Program: Shkolla ka ngritur nje departament per zhvillimin e gjuhes Angleze I cili ka per qellim te ndihmoje cdo nxenes per te arritur nivelin e duhur te gjuhes dhe te arrije me sukses rezultatet e deshiruara. Ky program fokusohet tek gramatika, leximi, degjimi, e folura dhe shkrimi akademik. Gjithashtu shkolla ofron pergatitje per TOEFL per nxenesit nderkombetare.
Bursa Studimi
Shkolla ofron bursa ne baze te merites por gjithashtu edhe ndihme financiare per ata nxenes qe nuk kane mjaftueshem te ardhura familjare per te perballuar tarifen e shkollimit. Nxenesit duhet te kene rezultate te larta akademike dhe te dalin shkelqyeshem ne intervisten/provimin e pranimit ne menyre qe te aplikojne per burse ose ndihme financiare.
Akomodimi
Nxenesit akomodohen ne konviktin e shkolles. Gjithsej shkolla ka 3 godina rezidence dhe nxenesit akomodohen ne dhoma dyshe ose treshe. Cdo godine rezidence eshte e survejuar 24 ore dhe mbikqyret nga nje kujdestar pjese e stafit te shkolles I cili akomodohet gjithashtu ne rezidence sebashku me nxenesit. Gjithashtu ne dispozicion ne nxenesve eshte edhe lavanderia e cila ofrohet falas, si dhe disa ambjente te perbashketa ndenjeje ku nxenesit mund te kalojne kohe me njeri tjetrin dhe te miqesohen.
Aktivitete jashteshkollore dhe sporte
Nxenesit marrin pjese ne aktivitete te ndryshme sportive dhe ne natyre te organizuara nga shkolla. Gjate sezonit te dimrit nxenesit preferojne te kalojne kohen e lire ne mbasdite duke bere ski. Gjate vitit akademik shkolla organizon 2 ekskursione 5 ditore dhe nxenesit kane mundesi te eksplorojne vende te reja. Por gjithashtu gjate fundjavave shkolla organizon udhetimet te shkurtra ne zonen perreth si psh San Francisco, Liqeni Tahoe, etj. Nxenesit mund te angazhohen edhe me aktivitete sportive si basketboll, futboll, volejboll, tenis, not, ngjitje ne mal, patinazh, golf, peshkim, etj.
