IUBH

IUBH

GJERMANI

Rreth Universitetit:

IUBH University of applied sciences është një nga universitetet më të mëdha të shkencave të aplikuara në Gjermani. Universiteti është themeluar më 1998 dhe përbëhet nga dy kampuse për studentët ndërkombëtarë, në Bad Honnef dhe në Berlin. Cdo vit universiteti mirëpret studentë nga vende të ndryshme të botës. Aktualisht në të studiojnë rreth 20000 studentë nga rreth 110 nacionalitete të ndryshme. Universiteti ofron mbi 80 programe studimi Bachelor dhe Master, ku rreth 30 prej tyre ofrohen në gjuhën angleze. Të gjitha programet që universiteti ofron jane të akredituara nga sheti gjerman. Përvec programeve bachelor dhe master, studentët kanë mundësi të zgjedhin të mësojnë edhe një gjuhë të dytë si Spanish, French, Chinese, Russian, Arabic.

IUBH ofron një qasje praktike në ofrimin e mësimdhënies cilësore. Studentëve u jepet mundësia që të studiojnë raste reale të kompanive të ndryshme në fushën e biznesit, të marrin projekte, si edhe të zhvillojnë internship në këto kompani. Aktualisht universiteti bashkëpunon me një rrjet të gjerë prej 3500 kompani të ndryshme. Universiteti ka një focus të vecantë në zhvillimin e karriereë së studentëve të vetë, duke zhvilluar workshops dhe trajnime ndryshme në fushat ku ata studiojnë. Zyra e karrierës së universitetit i ndihmon studentët për të gjetur internship dhe oferta punë në kompanitë partnere. Rreth 94% e studentëve punësohen brenda 6 muajve nga momenti diplomimit. Rreth 72% e studentëve tv diplomuar në IUBH janë punësuar në kompani ndërkombëtare.

Akomodimi: Universiteti garanton akomodim për studentët e vete në kampusin në Bad Honnef. Ndërsa për kampusin në Berlin, stafi i akomodimit sigurohet që ti ofrojë asistencë studentëve për të gjetur akomodimin sipas preferencave të tyre.

Vendodhja: Bad Honnef, Berlin

Bursa: Universiteti ofron disa bursa në bazë merite për studentët me rezultate shumë të mira akademike.

Programet Kryesore

Programet Bachelor:

  • Aviation Management
  • International Event Management
  • Hospitality Management
  • International Management
  • International Marketing Management
  • Computer Science
  • Digital Business

Programet Master:

  • International Management
  • IT Management
  • Big Data Management
  • Aviation Management
  • Finance & Accounting
  • Health Care Management
  • Hospitality Management
  • Marketing Management
  • Transport & Logistics
  • Engineering Project Management
  • Computer Science
  • Engineering Management
  • MBA International Business
  • International Aviation Management
  • International Human Resources Management

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.