Tarifa Përfshin
- Transferta në grup për dhe nga Aeroporti I Zyrihut
- Akomodim në kampus në dhomë dyshe me tualet të përbashkët
- 3 vakte dhe 2 mesvakte
- Shërbim Lavanderie
- 24 orë studimi në javë të gjuhës Angleze ose Gjermane
- Aktivitete Sportive
- Workshop-e me tematika të ndryshme në fushën e Artit, Shkencës dhe Biznesit
- Ekskursione në fundjavë nëpër Zvicër
- Kujdes dhe mbikqyrje gjatë gjithë kohës
Rreth Kampit
Themeluar në vitin 1926, Institut Montana është shtëpia e një tradite të shkollave me konvikt, duke ofruar më të mirën në arsimin zviceran dhe atë ndërkombëtar. Nxënësit gëzojnë një edukim të personalizuar, gjithëpërfshirës dhe modern, i cili i përgatit në mënyrë ideale për studime universitare. Në përputhje me vizionin e themeluesit për një shkollë shumë-kulturore, Institut Montana tani përfshin më shumë se 54 kombësi dhe 380 studentë nga e gjithë bota. Shkolla organizon kampin veror per nxënësit e moshave 10 deri 15 vjeç, të cilët kërkojnë të bejnë miq nga e gjithë bota dhe të krijojnë kujtime të pa harrueshme.
Kurse
Mësimi i një gjuhe të huaj është vërtetuar se nxit aftësinë e kujtesës dhe rrit njohuritë kulturore. Programi veror në Institut Montana ofron 24 orë studimi në javë të gjuhës Angleze ose Gjermane. Orët e mësimit zhvillohen gjatë paradites. Kur nxënësit mbrrin në kamp, ata testohen për të përcaktuar nivelin e tyre aktual të gjuhës në mënyrë që të identifikohen se në cilët komponentë të gjuhës duhet të punohet më tepër në javët e ardhshme për ti përmisuar ato. Mësimi zhvillohet në klasa me numër të vogël nxënësish në mënyrë që gjithësecili të ketë një qasje individuale të të mësuarit.
Sporte
Sportet nxisin dinamikën pozitive të grupit, besimin dhe punën në grup. Kampi veror në Institut Montana ofron një larmishmëri aktivitetesh sportive si: kërcim, ngjitje, tenis, golf, badminton, shah, futboll, volejboll, etj.
Aktivitete dhe Workshop-e
Gjatë pasditeve nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë të gjitha teknikat e medias nga komentuesit më të mirë të radiove dhe medias amerikane dhe të bëhen drejtues radiofonik, të ftuar special ose reporter! Gjithashtu, ata do kenë mundësinë të punojnë ngushtë me një regjisor filmi dhe të bëjnë skenarin ose të aktrojnë në filmin ose reklamën e tyre. Ata nxënës që janë më shumë pas shkencës, do të mësojnë të ndërtojnë modelet e tyre të raketave dhe t'i lëshojnë ato në hapësirë. Gjatë mbasdites nxënësit do të kenë edhe kohë të lirë për tu përgatitur për mbrëmjet me aktivitete kulturore si: BBQ, opsione për darkë, lojëra në komunitet, gara ekipore, karaoke etj.
Ekskursione
Gjatë fundjavave, nxënësit do të shkojnë në ekskursione emocionuese ku do të eksplorojnë Zvicrën dhe do të zbulojnë pamje të reja. Disa nga turet përfshijnë: qytetin e Zyrihut, Qendrën Shkencore Zvicerane Technorama, Muzeun Zviceran të Transportit Verkershaus, Victorinox, Aquapark Alpamare, një fabrikë çokollate dhe Rhine Falls në Schaffhausen.