Fine Arts College

Fine Arts College

UK

Rreth Shkolles

Fine Arts College eshte nje kolegj prestigjoz I vendosur ne qytetin e Hampstead ne pjesen e Londres Veriore. Kolegji eshte themeluar ne vitin 1978, dhe eshte I specializuar ne fushen e studimit te arteve. Shkolla njihet per mjedisin krijues qe ofron ndryshe nga menyra tradicionale e arteve me te cilen jemi mesuar. Fine Arts College eshte nderuar nder vite me cmime te shumta per arritjet ne fusha te ndryshme si Media, Film, Televizion, Art dhe Fotografi. Nxenesit qe kane ndjekur studimet ne Fine Arts College jane pranuar nga universitetet me te njohura te artit dhe dizajnit si Central Saint Martins, London College of Fashion, Camberwell, Kingston, Wimbledon etj. Shkolla I inkurajon nxenesit e saj per te zhvilluar me tej idete e tyre dhe per tu kthyer ne artist te vertete. Stafi pedagogjik eshte me nje experience te madhe ne fushen e artit pasi pjesa me e madhe e tyre vijne nga nje profil artisti. Nxenesit kane mundesi te vizitojne studio dhe vende kulturore te ndryshme si dhe te ekspozojne veprat e tyre te artit.

Programet Akademike

Art Portfolio:

Ne kete program nxenesit kane te drejte te zgjedhin vete se cilat lende do te studiojne, pra permbajtja e programit eshte e personalizuar ne varesi te preferencave. Kohezgjatja e programit eshte nje, dy ose tre semestra dhe zhvillohet pas perfundimit te A-level. Art Portfolio, u jep mundesine nxenesve te pregatisin dosjen e puniveme te tyre (portfolio) per te qene sa me te kompletuar nga ana akademike ne menyre qe te pranohen ne universitete me te mira ne bote ne fushen e arteve. Nxenesit qe ndjekin programin Art Portfolio, kane mundesi te specializohen ne fusha si, Artet e bukura, Dizajn grafik dhe printim, Fotografi, Tekstile.

A-level:

Fine Arts College ofron dy variante te programit A – level, ate nje vjecar dhe dy vjecar. Gjithsej shkolla ofron 28 lende dhe nxenesit kane mundesi te zgjedhin kombinacionin e lendeve qe deshirojne. Disa nga lendet jane: Literature Angleze, Matematike, Histori, Gjeografi, Shkenca Ekzakte, Art, Dizajn, Fotografi, Aktrim, Media, Muzik, Shkenca Fetare, Gjuhe te huaj etj. Numri I nxenesve ne cdo klase eshte jo me shume se 7, duke I dhene mundesine cdo nxenesi te kete vemendjen dhe keshillimin e duhur nga profesoret. Nxenesit qe zgjedhin te ndjekin kete program ne Fine Arts College kane mundesine te ndjekin edhe kualifikimin EPQ (Extended Project Qualification), nje project shtese I cili u rrit piket nxenesve ne momentin qe aplikojne ne universitet duke I rritur keshtu edhe shanset per tu pranuar nga universitet me te mira ne bote.

GCSE:

Kohezgjatja e ketij programi mund te jete nje ose dy vite. Lendet baze qe zhvillohen ne kete program jane Gjuhe Angleze, Matematike dhe Biologji, por studentet duhet te zgjedhin edhe 5 lende te tjera si Histori, Letersi, Arte te Bukura, Drame, Gjeografi, Muzik, Fizik, Fotografi. Numri I nxenesve ne klase eshte jo me shume se 12. Ky program I kushton nje vemendje te vecante zhvillimit te aftesive ne fushen e shkrimit akademik, menaxhimit te kohes si dhe te mesuarit ne menyre autodidakte. Gjithashtu, profesoret monitorojne ecurine e nxensve duke u kontrolluar detyrat ne baza ditore por edhe duke I testuar ata rregullisht.

Bursa Studimi

Shkolla ofron nje burse te plote 100% dhe dy bursa nga 50% te perllogaritura mbi tarifen e shkollimit. Nxenesit qe aplikojne per burse duhet te kene nivel shume te larte akademik dhe te jene te angazhuar me aktivitete te ndryshme jashteshkollore. Kandidatet do te zhvillojne nje interviste me drejtorin ose nje audicion por gjithashtu do duhet te kene dhe nje dosje punimesh te kompletuar.

Akomodimi

Rezidenca ku akomodohen nxenesit ndodhet ne nje distance prej 20 minutash ecje ne kembe larg shkolles, por zona eshte e sigurt per te ecur pasi ambjentet jane te survejuara. Dhomat jane teke dhe me tualet te perfshire. Gjithashtu, ne dispozicion te nxenesve jane palestra, kinemaja dhe lavanderia.

Aktivitete jashteshkollore dhe sporte

Nxenesit gjate kohes se lire angazhohen me aktivitet te ndryshme si psh vizita ne galerite e arteve ne Londer, teater, qendrat e filmave, koncerte dhe ekspozita. Gjithashtu shkolla organizon edhe vizita ne Paris, Firence, Viene, Madrid, Berlin dhe Rome per te pare nga afer vendet historike dhe per te vizituar galerite me te medha te arteve. Gjithashtu nxenesit kane mundesi te ekspozojne veprat e tyre ne nje ekspozite vjetore qe organizon shkolla. Gjate mbasditeve nxenesit angazhohen me klubet e ndryshme te sportit si futboll, netboll, tenis, yoga etj.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.