Rreth Universitetit:
Fontys është një nga universitetet më të mëdha të shkencave të aplikuara në Hollandë. Në të studiojnë mbi 5000 studentë ndërkombëtarë të rreth 100 nacionalitete të ndryshme.
Emri i universitetit vjen nga fjala latine ‘fons’ që do të thotë ‘burim’, një burim njohurish për studentët. Fontys është një bashkim i disa instituteve të arsimit të lartë hollandez të vendosura në jug të Holandës. Disa nga këto institute janë themeluar në fillim të viteve 1900 dhe kanë një historik të gjatë në fushën e arsimit.
Fontys ofron 37 programe ndërkombëtare Bachelor dhe Master në gjuhen angleze në fushën ICT, Engineering, Fine & Performance Arts, Marketing, Business, Communication, Physiotherapy.
Programet ofrohen të kombinuara me teorine dhe praktikën mësimore. Veçanti e këtij universiteti është mundësia që i jepet studentëve të vetë për të zgjedhur një lëndë shtesë për të zgjeruar njohuritë e tyre. Studentët mund të zgjedhin që ta zhvillojnë këtë lëndë tek Fontys apo në një institucion tjetër të arsimit të lartë në Hollandë ose në institucione të tjera ndërkombëtare në partneritet me universitetin.
Akomodimi: Universiteti ka partneritet me rezidenca studentore. Stafi universitar ndihmon dhe mbështet nxënësit falas për të gjetur akomodim edhe jashtë ketyre rezidencave.
Vendodhja: (Eindhoven, Tilburg, Venlo) Hollandë
Bursa: Universiteti ofron bursa në bazë merite deri në 5000 euro.
Programe Bachelor:
|
|
Programet Master:
|
