Rreth Shkolles
Cheshire Academy eshte nje shkolle e mesme me konvikt, themeluar ne vitin 1794 e cila mirepret cdo vit nxenes nga klasa e 9 deri ne klasen e 12. Shkolla eshte e vendosur ne qytetin historik te Connecticut, 30 min larg qytetit te Hartford, dhe nje ore e gjysem larg nga New Yorku dhe Bostoni. Ceshire Academy I kushton nje vemendje te vecante arsimimit global dhe nxenesve nderkombetare duke u kujdesur qe ata te ndihen si ne shtepi. Nxenesit ne kete shkolle inkurajohen vazhdimisht te rriten nga ana akademike, te tejkalojne sfidat dhe provojne aktivitete te reja. Cheshire Academy eshte nje shkolle me mendesi nderkombetare qe sfidon nxenesit e saj per te maksimizuar potencialin e tyre duke zhvilluar besimin, karakterin dhe aftesite e te menduarit kritik duke u bere keshtu qytetare globale. Nje vecori e kesaj shkolle eshte se ajo nuk pergatit vetem nxenes te afte akademikisht por ajo pergatit qytetare me vlera dhe karakter te forte I cili bazohen ne 8 shtylla kryesore, respekt, pergjegjesi, kujdes, qytetari, civilizim, moral, drejtesi, dhe besueshmeri. Nxenesit ne kete shkolle gjithashtu, suportohen ne çdo hap te procesit te aplikimit per ne universitet, nga zbulimi i pikave te forta deri te kapercimi i dobesive, regjistrimi per teste (SAT, ACT dhe / ose TOEFL), takimi me perfaqesuesit e universitetit, vizita ne kampuset e universitetit, shkrimi i eseve te aplikimit, plotesimi i aplikimeve, dhe dorezimin e transkripteve dhe rekomandimeve per universitetet e zgjedhura. Duke patur mbeshtetje maksimale nga mesuesit ata arrine te siguroijne vendin e tyre ne universitetet me te mira. Sipas statistikave, 100% e nxenesve qe perfundojne shkollen e mesme ne Cheshire Academy, pranohen nga universitetet elitare.
Programet Akademike
Ne Cheshire Academy, mesimedhenia eshte e standarteve nderkombetare dhe cdo nxenes ka nje qasje individuale pasi cdo klase ka maksimumi 12 nxenes. Disa nga programet qe shkolle ofron jane:
Academics: Programi mesimor ne Cheshire Academy ofron nje larmishmeri lendesh te cilat gjithashtu sherbejne per te pergatitur nxenesit per ne Universitet/Kolegj. Shkolla ofron nje game te gjere lendesh persa I perket fushes se arteve vizuale dhe skenike dhe mesimedhenie te personalizuar. Shkolla gjithashtu ofron edhe programin Roxbury Academic Support ku perfshihen nje sere sherbimesh te dedikuara per rritjen e performances se nxenesve. Nepermjete ketij program nxenesit mund te planifikojne fushen e tyre te studimit duke u bazuar ne pikat e tyre te forta dhe duke u keshilluar me mesuesin e programit. Ne kete program nxenesit mesojne sesi te menaxhojne kohen, sesi te zhvillojne aftesite e tyre manaxheriale dhe organizative.
International Baccalaureate (IB): Cheshire Academy ofron programin e plote te International Baccalaureate Diploma (IB) por gjithashtu edhe programin standart te shkolles se mesme High School Diploma. Nxenesit kane mundesi te zgjdhin nivelin standart ose nivelin e larte ne varesi te lendeve qe percaktojne. Gjithsej ofrohen 33 lende.
Advanced Placement (AP): Ne kete program nxenesit mund te zgjedhin 4 lendet e ofroruar si Matematike, Statistike, Psikologji dhe Teori Muzike.
ESL Program: Ne kete program nxenesit kane mundesi te ndjekin klasa te vazhdueshme per te permiresuar aftesite gjuhesore, ne gramatike, shkrim dhe fjalor te gjuhes Angleze. Ky program eshte I pershtatshem sidomos per nxenesit e klases se 9 dhe 10 por edhe per nxenesit nderkombetare.
Bursa Studimi
Shkolla ofron ndihme financiare per ata nxenes qe nuk kane mjaftueshem te ardhura familjare per te perballuar tarifen e shkollimit. Shkolla ka nje sistem te vetin per te vleresuar dhe analizuar te ardhurat familjare ne menyre qe te percaktoje nivelin e ndihmes financiare.
Akomodimi
Shkolla ka ne dispozicion gjithsej 5 konvikte te cilat jane te dizenjuara ne menyra te ndryshme por te gjitha kane jane krijuar per te permbushur nevoja e nxenesve. Dhomat jane dyshe ose treshe. Cdo konvikt ka ambjentin e perbashket ku nxenesit mund te kalojne kohe te lire me njeri tjetrin. Anetare te stafit akomodohen gjithashtu ne konvikt ne menyre qe te mbikqyrin nxenesit vazhdimisht dhe ti ndihmojne ata nese do kene nevoje. Kampusi gjithashtu u ofron nxenesve edhe amjentet te tjera si pishine te mbyllur, fusha te ndryshme atletike ne natyre, fusha tenisi, studio kercimi, teater, biblioteke, mence etj.
Aktivitete jashteshkollore dhe sporte
Nxenesit ne Cheshire Academy aktivizohen ne klube te ndryshme si atletike, art, lidership, etj por gjithashtu ata angazhohen me aktivitete sportive si basketboll, futboll, golf, tenis, volejboll, ski, not, etj.
