fbpx

Çfarë mund të bëni me një diplomë Shkencash Kompjuterike?

Çfarë mund të bëni me një diplomë Shkencash Kompjuterike?

Shkencat kompjuterike fokusohen në studimin e sistemeve software, dhe një diplomë në këtë degë është një mundësi e mirë për një karrierë të suksesshme. Me rritjen e përdorimit të teknologjisë në çdo fushë të mundshme, shumë kompani dhe organizata po punësojnë të diplomuar në IT dhe shkencat kompjuterike. Përpjekja për të gjetur zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative bën programimin një fushë krijuese dhe inovative, prandaj ka dhe një kërkesë të madhe për programues të mirë.

Lajmi i mirë për të diplomuarit në shkencat kompjuterike është se sot çdo kompani po bëhet kompani softuerike. Prandaj, një diplomë në IT jep qasje në një gamë të gjerë pozicionesh pune dhe industrish.

Përfitimet e një diplome në Shkencat Kompjuterike

Si çdo diplomë tjetër, edhe shkencat e kompjuterit kanë shumë përfitime. Këto janë vetëm disa prej arsyeve se përse studimi i shkencave kompjuterike, degë sa e vështirë, aq edhe fitimprurëse, ja vlen:

Aftësi të përgjithshme

Shumë pozicione pune në shkencat e kompjuterike kërkojnë që të punoni në ekipe të mëdha, disa prej të cilave mund të mos kenë të njëjtën ekspertizë teknike. Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive do të bëjë që ju të jeni anëtar i çmuar i ekipit. Gjatë studimeve tuaja, do të fitoni gjithashtu aftësi të tilla si zgjidhja e problemeve reale, mendimi kritik dhe krijues, si dhe gjuha e programimit.

Punë tepër fitimprurëse

Zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjive të reja do të thotë që ka një kërkesë konstante për të diplomuarit në fushën e teknologjisë të cilët mund të krijojnë, menaxhojnë dhe riparojnë pajisje dhe kode. Kjo kërkesë për specialistë të përshtatshëm në IT bën që pozicionet e punës në shkencat kompjuterike të paguhen mirë.

Programet e Shkencave Kompjuterike të përballueshme dhe ekonomike

Shumë universitete ofrojnë programe të shkencave kompjuterike me një cilësi të lartë mësimdhënie dhe me kosto të arsyeshme. Po ashtu, duke qenë se diplomat e shkencave kompjuterike lidhen direkt me kompjuterat, rrjetet dhe softuerin, është e kuptueshme që një diplomë në shkencat kompjuterike të jetë e disponueshme edhe online. Pavarësisht nga niveli i studimit që kërkoni, universitetet në të gjithë botën ofrojnë degë të ndryshme të lidhura me shkencat kompjuterike në gjuhën Angleze.

4 Mundësi pune në Shkencat e Kompjuterike

Studimi i shkencave kompjuterike mund të hapë dyert për industri të ndryshme duke përfshirë fushën mjekësore, arsimin ose lojërat kompjuterike. Nuk ka asnjë kufizim kur vjen puna në këtë fushë. Me të gjitha këto mundësi zgjedhje, nuk duhet të keni dyshime për vendimin tuaj të punës në të ardhmen. Hidhni një sy në disa nga pozicionet më të kërkuara:

 

  • Data Scientist

Data Scientists merren me mbledhjen dhe analizimin e grupeve të mëdha të të dhënave të strukturuara dhe të pastrukturuara. Roli i një data scientist është të integrojë shkencat kompjuterike, statistikën dhe matematikën. Ata analizojnë, përpunojnë dhe modelojnë të dhënat dhe pastaj iu interpretojnë rezultatet kompanive dhe organizatave të tjera për të cilat ata punojnë.

Shkencëtarët e të dhënave përdorin aftësitë e tyre në teknologji dhe shkenca shoqërore për të zbuluar tendencat. Ata përdorin njohuritë dhe kuptimin e industrisë për të ofruar zgjidhje për sfida që një biznes mund të përballet. Për më tepër, data scientist u rendit si puna më e mirë në SHBA, bazuar në faktorë si lumturia në punë, vendet e lira të punës dhe paga mesatare bazë.

 

  • Systems Software Developer

Systems software developers përdorin njohuritë e tyre në programim dhe matematikë për të zhvilluar software që plotësojnë nevoja specifike. Puna e një zhvilluesi të sistemeve software është shpesh e përqendruar në krijimin ose modifikimin e gjërave si sistemet operative ose sistemet software të veçanta për një industri të caktuar. Industri si shërbimet financiare, telekomunikacioni dhe firma ligjore përdorin të gjitha systems software developers.

 

  • Web Developer

Web Developers janë profesionistë të teknologjisë që ndërtojnë, mirmbajnë dhe projektojnë faqe të internetit. Web developing është një fushë që mund të mbulojë një gamë të gjerë rolesh. Disa zhvillues faqesh fokusohen kryesisht në dizajnin, pamjen dhe elementet funksionale të një faqeje të internetit. Të tjerë fokusohen në sisteme që sigurojnë që faqja të funksionojë siç është planifikuar dhe të komunikojë në mënyrë të vazhdueshme me sistemet e tjera të lidhura me faqen, si baza e të dhënave.

  • System analyst

Analistët e sistemeve janë ata që janë përgjegjës për të përputhur nevojat e biznesit me iniciativat e IT. Ata përdorin aftësitë e tyre për të analizuar, përmirësuar dhe planifikuar sistemet e IT për të përmbushur specifikat e nevojshme për një proces biznesi. Ata shpenzojnë një pjesë të madhe kohe në takime me përfaqësues të korporatës për të marrë informacione mbi nevojat organizative, siç është mënyra se si do të përdoret një sistem ose nëse një sistem ka nevojë të lidhet me sisteme të tjera. Pasi specifikat janë diskutuar, analistët e sistemeve kompjuterike do të punojnë me ekipet teknike për të zhvilluar plane për të përmbushur këto kërkesa.

 

Sikurse mund të shihni, shkencat kompjuterike ofrojnë karrierë fitimprurëse që hap dyert për pozicione punë të kërkuara dhe nuk kanë kufizime në industrinë e sotme.

 

Disa shtete të cilat ofrojnë programe të shkëlqyera në anglisht për degët e shkencave kompjuterike janë :

  1. Mbretëria e Bashkuar – Studimi i shkencave kompjuterike në Mbretërinë e Bashkuar është një zgjedhje ideale për shkak të universiteteve të saj të njohura në mbarë botën që shkëlqejnë në arsimin e shkencave kompjuterike, duke u ofruar studentëve facilitete të nivelit të lartë, lehtësira moderne dhe një kurrikulë gjithëpërfshirëse që i përgatit ata për këtë fushë dinamike. Mund të përmendim universitete si : University of Westminister, Coventry University,University of Greenwich, University of Northampton, University of East London, etj.
  2. Gjermania – Sistemi brilant i teknologjisë në Gjermani, i cili përfshin kompani të shquara dhe biznese të reja, ofron mundësi të shumta për praktika pune, networking dhe punësim, duke e bërë atë një zgjedhje tërheqëse për shkencëtarët aspirues që kërkojnë përvojë praktike dhe një rrugë premtuese karriere në fushën e shkencave kompjuterike. Një universitet i shkëlqyer në këtë shtet është Constructor University.
  3. Hollanda – Hollanda është një zgjedhje bindëse për studimin e shkencave kompjuterike, pasi ajo krenohet me universitete të klasit botëror të njohur për qasjen e tyre inovative ndaj arsimit, laboratorë modernë kërkimor dhe theksin e fortë në zbatimin praktik të njohurive. Universitete në Hollandë që ofrojnë programe në këtë fushë janë : Radboud University, Fontys University of Applied Sciences
  4. Bullgaria – Universiteti Amerikan në Bullgari (AUBG) ofron një mundësi unike për të studiuar shkenca kompjuterike. Me programet e tij akademike rigoroze dhe të njohura globalisht, AUBG u ofron studentëve një kurrikulë gjithëpërfshirëse, staf me përvojë dhe pajisje moderne, duke siguruar një arsim cilësor.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.