fbpx

Çfarë duhet të dini rreth Zvicrës

Çfarë duhet të dini rreth Zvicrës dhe si te studioni atje
  1. Zvicra

I njohur si peisazhi për romanet e Heidit dhe për çokollatën e tij të klasit botëror, ky vend i vendosur në mes të Francës, Italisë dhe Gjermanisë është gjithashtu një referencë globale për sa i përket niveleve të sigurisë dhe stabilitetit. Vendodhje për kompanitë e jashtëzakonshme të prodhimit të orave, institucionet financiare dhe organizatat ndërkombëtare – duke përfshirë United Nations, Red-Cross International Committee dhe zyrat e World Trade Organization’s dhe të shumë kompanive të tjera ndërkombëtare – Zvicra është një qendër botërore për diplomacinë dhe biznesin.

Ndërsa jetoni në këtë tokë të gjelbër, do të dëgjoni frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, në varësi të vendit që keni përtej kufirit. Kjo është arsyeja pse Zvicra zakonisht ndahet në tre rajone gjuhësore: frengjisht, gjermanisht dhe italisht folëse.

  1. Koha e lirë

Bukuria e Zvicrës gjendet në natyrën e saj, kjo është diçka që mund ta shijoni gjatë gjithë vitit: në verë, Liqeni i Gjenevës tërheq turistë nga e gjithë bota, të emocionuar për të praktikuar shumë sporte ujore dhe ecje nëpër kodrat e bukura e të lulëzuara – ashtu si në përrallat e Heidit; në dimër, Alpet zvicerane janë parajsa e përsosur për adhuruesit e skive dhe dëborës, dhe disa nga vendpushimet dhe stacionet më të mira të skive janë vendosur në këtë rajon. Po kështu, rreth zonës së Gland-it, do të gjeni shumë shpërqendrime të tjera të disponueshme gjatë katër stinëve, nga vizitat në kështjella dhe muzeume dhe aktivitete të shumta sportive dhe turne për të parë dhe praktikuar.

  1. Arsimi në Zvicër

Pse ia vlen të studiosh në Zvicër?

Së pari sepse, duke qenë një qendër takimesh ndërkombëtare biznesi, në zemër të Evropës, mund të jeni të sigurt se do të studioni në një mjedis multikulturor, duke mësuar gjuhë të ndryshme me vendas francezë, gjermanë dhe italianë, si dhe me shumë studentë nga e gjithë bota. Po mësimi në gjuhën angleze? Mos u shqetësoni sepse kjo është një gjuhë që do të duhet ta dëgjoni dhe praktikoni gjithmonë: ka stacione radio, kinema, shfaqje kulturore, gazeta dhe revista që përdorin anglishten si mjet komunikimi.

Arsimi i lartë në Zvicër ofrohet nga dhjetë universitete dhe dy institute federale të teknologjisë. Ekzistojnë gjithashtu Universitete të Shkencave të Aplikuara të orientuara drejt karrierës dhe universitete të tjera të fokusuara në edukimin e mësuesve. Për sa i përket një sistemi privat, do të gjeni gjithashtu universitete, institute dhe shkolla ndërkombëtare që e zhvillojnë mësimin në dy gjuhë të njohura dhe janë të disponueshme për studentët ndërkombëtarë. Vini re se institucionet arsimore zvicerane renditen shpesh ndër më të mirat në botë, falë mundësive të ndryshme që ofrojnë dhe kapacitetit të tyre për të parashikuar dhe përshtatur sfidat dhe kërkesat e së ardhmes.

  1. Viza studentore

Megjithëse Zvicra nuk është pjesë e BE-së, territori i vendit përfshihet në Zonën Shengen, hapësira e Evropës për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve. Kjo do të thotë që procesi juaj i vizës do të jetë i ngjashëm me vendet e tjera evropiane dhe se, pasi të jeni në zotërim të saj, do të jeni të lirë të udhëtoni në vendet e tjera të Shengenit.

Kërkesat për vizë varen nga kombësia e studentit – disa vende nuk kanë nevojë për vizë studentore për periudha deri në 90 ditë, por disa të tjera kanë nevojë. Për periudha më shumë se 3 muaj, shumica e shtetasve nga jashtë Evropës duhet të aplikojnë për një vizë studentore në Ambasadën Zvicerane në vendet e tyre, qoftë duke u bashkuar me një diplomë Bachelor, një Master, një PhD apo edhe një program 6-mujor. Normalisht, ky proces mund të zgjasë nga dy deri në katër muaj derisa të sigurohet viza, pak a shumë e njëjta kohë që duhet të prisni për të marrë një vizë studentore në një vend tjetër evropian.

Mos harroni se përpara se të aplikoni për vizë studentore, fillimisht duhet të pranoheni në institucionin tuaj arsimor, në mënyrë që të vërtetoni se do të studioni në Zvicër.

  1. Jetesa në Zvicër

Kostot e akomodimit do të varen nga lloji i akomodimit që do të zgjidhni, pasi ka shumë opsione: në një dhomë hoteli, një rezidencë studentore, një apartament ose studio. Për t’ju ndihmuar të gjeni një vend për të qëndruar gjatë studimit tuaj në Zvicër, shkolla do t’ju asistojë në kërkimin tuaj. Rekomandohet që të përllogarisni një buxhet minimal prej 1600 CHF për shpenzimet tuaja mujore të jetesës, duke përfshirë ushqimin dhe shpenzimet e tjera personale, strehimin, transportin dhe sigurimin shëndetësor. Mbani mend: Zvicra nuk është një vend i lirë dhe Zyrihu dhe Gjeneva shpesh konsiderohen si disa nga qytetet më të shtrenjta në botë, por, si në çdo destinacion të mirë studimi, kjo do të varet nga buxheti juaj.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.