Jeni maturantë dhe dëshironi të studioni në AUBG? Kjo është mundësia juaj për të vizituar universitetin falas!
Merrni pjesë në Konkursin e organizuar nga Universiteti Amerikan në Bullgari dhe bëhuni fituesi që do të përjetojë eksperiencën e të qenit student për një ditë në AUBG.
You missed out!
Më datën 11 Shkurt 2023 AUBG do të organizojë Spring Open House ku studentët do të kenë mundësinë të vizitojnë universitetin dhe të njihen me jetën studentore.
Eventi përfshinë:
- AUBG's Majors Fair, ku studentët do të bisedojnë me profesorët dhe do të ndajnë eksperienca me studentë që aktualisht studiojnë në universitet.
- Student Club Fair
- Campus Tour, dhe shumë aktivitete të tjera.
Si të beheni pjesë e konkursit:
Nëse jeni në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe dëshironi të vizitoni kampusin e universitetit, ju mund të bëheni pjesë e konkursit duke ndjekur këto hapa:
1. Regjistrohuni në linkun më poshtë
2. Krijoni një foto ose një video e cila do të pasqyrojë perceptimin tuaj mbi jetën studentore në AUBG.
3. Bëni Upload punimin tuaj tek linku i regjistrimit brenda datës 31 Janar 2023.
Fituesit e konkursit do të përzgjidhen nga stafi i AUBG të cilet do të japin vlerësimin e tyre duke u bazuar në kreativitetin e punimit, përmbajtjen me temën dhe njohuritë që keni rreth AUBG.
Fituesit do të udhëtojnë për në Blagoevgrad, Bullgari të shoqëruar nga stafi i INedu Consultancy.
Në udhëtim përfshihen: transporti, akomodimi në hotel, mëngjeset dhe drekat të cilat do të mbulohen nga AUBG.
Për më tepër informacion kontaktoni ne:
Email: ortensa.lame@inedu.al / alba.cobani@inedu.al
Tel: +355 69 70 70 318 / +355 69 70 70 289