AUBG Open Day në INedu Consultancy
Takohu direkt me përfaqësuesen e AUBG në Tiranë
Po mendon të studiosh jashtë dhe po kërkon një universitet që të ofrojë një edukim ndërkombëtar, mundësi të shumta akademike dhe një komunitet studentor ndërkombëtar?
Atëherë, ky është një takim që ia vlen ta ndjekësh.
Më 16 Tetor, nga ora 15:00–18:00, INedu Consultancy organizon një Open Day me American University in Bulgaria (AUBG) në zyrën tonë në Tiranë.
Gjatë këtij eventi do të kesh mundësinë të takosh drejtpërdrejt përfaqësuesen e AUBG dhe të marrësh informacion të detajuar për studimet Bachelor, programet akademike, kriteret e pranimit, bursat, kostot e studimit dhe jetën studentore.
16 Tetor
15:00 – 18:00
INedu Consultancy, Tiranë
You missed out!
Pse duhet të marrësh pjesë?
Zgjedhja e universitetit është një vendim i rëndësishëm dhe shpesh informacioni që gjen online nuk është i mjaftueshëm për të kuptuar nëse një universitet është vërtet zgjedhja e duhur për ty.
Gjatë Open Day do të kesh mundësinë të bësh pyetjet e tua direkt te një përfaqësuese e universitetit dhe të marrësh përgjigje konkrete, sipas profilit dhe planeve të tua.
Çfarë do të mësosh gjatë takimit?
Programet Bachelor dhe mundësitë akademike
Do të njihesh më nga afër me programet që ofron AUBG dhe me mënyrën se si funksionon modeli amerikan i edukimit liberal arts. Ky model u jep studentëve mundësinë të eksplorojnë fusha të ndryshme, të kombinojnë interesa akademike dhe të zhvillojnë aftësi si mendimi kritik, komunikimi dhe zgjidhja e problemeve.
Kriteret e pranimit dhe aplikimi
Do të mund të pyesësh për kriteret e pranimit, dokumentet që duhen për aplikim, afatet dhe hapat që duhet të ndjekësh për të nisur aplikimin në AUBG.
Bursat dhe mundësitë e financimit
Një nga temat më të rëndësishme për studentët dhe prindërit është kostoja e studimeve. Gjatë takimit do të informohesh për bursat dhe mundësitë e ndihmës financiare që ofron AUBG, si dhe për kriteret që duhet të plotësosh për t’u konsideruar për to.
Për studentët shqiptarë ekzistojnë gjithashtu mundësi specifike financimi, përfshirë Albanian Scholarship, ndërsa AUBG ofron edhe bursa të tjera të bazuara në meritë dhe nevojë financiare.
Jeta studentore dhe komuniteti ndërkombëtar
Do të mësosh se si është të jetosh dhe studiosh në AUBG, si është jeta në kampus, çfarë aktivitetesh mund të ndjekësh dhe si mund të përfshihesh në komunitetin studentor.
AUBG ka mbi 1,400 studentë Bachelor dhe studentë nga më shumë se 40 shtete, duke krijuar një ambient ndërkombëtar ku studentët kanë mundësi të njohin kultura, ide dhe perspektiva të ndryshme.
Mundësitë pas universitetit
Gjatë takimit mund të flisni edhe për mundësitë që AUBG ofron për përgatitjen e studentëve për tregun e punës, praktikat profesionale, studimet jashtë vendit dhe hapat pas diplomimit.
Ky Open Day është për ty nëse...
- Je në vitet e fundit të gjimnazit dhe po mendon ku të studiosh Bachelor.
- Po kërkon një universitet ndërkombëtar në Europë.
- Je i interesuar për një edukim të stilit amerikan.
- Dëshiron të mësosh më shumë për AUBG përpara se të aplikosh.
- Ke pyetje për pranimin, programet ose bursat.
- Dëshiron të kuptosh nëse profili yt akademik përshtatet me AUBG.
- Je ende në fazën e eksplorimit dhe nuk je i sigurt se cilin universitet të zgjedhësh.
- Je prind dhe dëshiron të marrësh më shumë informacion përpara se fëmija juaj të aplikojë.
Rezervo vendin tënd dhe përfito nga mundësia për të marrë informacion direkt nga universiteti.
INedu Consultancy – Tiranë
16 Tetor | 15:00 – 18:00
Regjistrohu për të rezervuar pjesëmarrjen.
Për më tepër informacion kontaktoni ne:
Email: ortensa.lame@inedu.al / alba.cobani@inedu.al
Tel: +355 69 70 70 318 / +355 69 70 70 289