Zbuloni Mundësitë e Studimeve në Universitetin Amerikan të Bullgarisë Open Day me INedu Consultancy.
Ju ftojmë të merrni pjesë në Open Day-in e Universitetit Amerikan të Bullgarisë (AUBG), organizuar nga INedu Consultancy në datën 31 Tetor 2025, nga ora 14:00 deri në 18:00, në zyrën tonë. Ky është momenti ideal për nxënësit shqiptarë që dëshirojnë të njoftohen nga afër me mundësitë që ofron AUBG.
You missed out!
Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:
- Takohen direkt me përfaqësuesen e Universitetit Amerikan të Bullgarisë, e cila do të japë informacion të detajuar mbi programet e studimit dhe jetën studentore.
- Marrin informacion mbi bursat dhe mundësitë financiare që universiteti ofron.
- Mësojnë për procesin e aplikimit, dokumentat e nevojshme dhe kriteret e pranimit.
Pse të zgjidhni AUBG?
Universiteti Amerikan i Bullgarisë është zgjedhja e preferuar e shumë studentëve shqiptarë për shkak të avantazheve të tij unike:
- Arsim me standarde amerikane në zemër të Evropës, i njohur për kualitetin akademik dhe fokusin në zhvillimin e aftësive praktike.
- Mjedis ndërkombëtar me studentë dhe profesorë nga mbi 40 vende, që ofron një përvojë të pasur kulturore dhe profesionale.
- Mundësi të shkëlqyera për karrierë dhe rrjetëzim profesional, duke përfshirë praktikë dhe projekte reale me kompani ndërkombëtare.
- Komunitet studentor, i cili i ndihmon studentët të integrohen shpejt dhe të zhvillojnë aftësi lidershipi dhe bashkëpunimi.
Pse të aplikoni përmes INedu Consultancy?
- Mbështetje profesionale nga ekspertë që njohin të gjitha procedurat dhe kriteret e pranimit në AUBG.
- Këshillim personalizuar për të zgjedhur programin më të përshtatshëm sipas interesave dhe aspiratave tuaja.
- Ndihmë me dokumentacionin, afatet dhe aplikimin për bursa, duke rritur mundësinë për pranimin tuaj.
- Përvojë e sigurt dhe e thjeshtë, duke ju kursyer kohë dhe duke minimizuar çdo konfuzion gjatë procesit të aplikimit.
Mos humbisni këtë mundësi për të zbuluar si mund të nisni rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional në një nga universitetet më prestigjioze në Evropë. Ju presim më 31 Tetor në zyrën e INedu Consultancy!
Për më tepër informacion kontaktoni ne:
Email: ortensa.lame@inedu.al / alba.cobani@inedu.al
Tel: +355 69 70 70 318 / +355 69 70 70 289