AUBG është themeluar në vitin 1991 dhe është i vendosur në qytetin studentor të Blagoevgradit në Bullgari. E veçanta e këtij universiteti është se ka akreditim të dyfishtë dhe ofron 2 diploma. Studentët në AUBG diplomohen me një diplomë Amerikane dhe një diplomë Europiane. American University in Bulgaria njihet për cilësinë e mësimdhënies që ofron si dhe për standardet e larta që ka. Kampusi i AUBG ka ambiente të jashtëzakonshme si konvikti, biblioteka, laboratori i kompjuterave, palestra, teatri, si dhe gjithashtu ofron një larmishmëri aktivitetesh dhe klubesh studentore. Universiteti mirëpret çdo vit student nga e gjithë bota. Në AUBG do të keni mundësi të njiheni me studentë të tjerë nga 40 kombësi të ndryshme, të njiheni me kultura të tjera dhe të shkëmbeni eksperiencat tuaja.
Qëllimi i AUBG është të ofrojë një arsimim i cili do të ndryshojë jetën e studentëve dhe do t’u hapë atyre dyert për mundësi të pafundme drejt rritjes dhe suksesit. Studentët në AUBG janë pjesë e një komuniteti i cili i inkurajon ata të zbulojnë aftësitë e tyre, pedagogët u japin mbështetje maksimale studentëve dhe i udhëzojnë ata përgjatë rrugëtimit të tyre.
Përse duhet të zgjidhni AUBG?
- Shumëllojshmëri programesh akademike
- Staf Pedagogjik nga e gjithë bota
- Studentet ndërveprojnë me njeri-tjetrin
- Ambjenti me teknologji të zhvilluar
- Orare mësimi fleksibël
- Mësimdhënie Online, në rast se situata e kërkon
- Bursa dhe mundësi financimi të studimeve
- Më shumë se 300 destinacione për programin ‘exchange’
Disa nga degët që ofron AUBG janë:
- Business Administration
- Computer Science
- Economics
- European Studies
- History and Civilizations
- Information Systems
- Journalism and Mass Communication
- Literature
- Mathematics
- Political Science and International Relations
- Physics
- Psychology
Disa fakte dhe statistika:
11% e studenteve të diplomuar në AUBG, tashmë kanë themeluar biznesin e tyre ose janë ortakë në biznese
99.8% e studenteve të diplomuar në AUBG janë punësuar në një kohë shumë të shkurtër nga përfundimi i studimeve
Afati i aplikimit per BURSE po afron. Regjistrohuni deri ne 1 Mars dhe perfitoni Burse dhe ndihme financiare.
Merrni pjese ne Prezantimin Online me perfaqesuesen e Universitetit Amerikan ne Bullgari, ne daten 24 Shkurt ne Oren 15:00. Pjesemarrja eshte FALAS!
Regjistrohu ne Webinar!
Per me teper informacion kontaktoni ne:
Email: ortensa.lame@inedu.al