Suedia është një vend me më pak banorë se Londra, ku pothuajse 70% është e mbuluar nga pyjet dhe vetëm 3% e territorit është i ndërtuar, dhe ku pjesa më e madhe e popullsisë është e përqendruar në kryeqytetin e saj, Stokholmin. Sidoqoftë, nëse po filloni të mendoni se kjo e bën Suedinë një destinacion studimi më pak entuziast ose dinamik, ju lutemi, ndaloni këtu! Suedezët, nga gjeneratat më të reja deri tek ato më të vjetra, kanë qenë të njohur botërisht për stilin e tyre aktiv të jetesës, nivelin e lumturisë dhe efikasitetin, duke përhapur kështu një reputacion të lakmueshëm në të gjithë botën.
Ka disa arsye se përse studentët nga mbarë bota do të zgjidhnin Suedinë si vendin ideal për studiuar dhe jetuar.
- Një vend inovativ dhe një nga shoqëritë më të përparuara në botë
Shumë nga shpikjet dhe kërkimet më të mëdha në botë u zhvilluan në Suedi. Nga fizika, kimia dhe mjekësia tek letërsia dhe artet krijuese, dhe nuk është rastësi që Çmimi Nobel, i vendosur nga zbuluesi suedez Alfred Nobel, është dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për më shumë se njëqind vjet.
Duke përfituar nga një ekonomi e lulëzuar, e lidhur në mënyrë dixhitale, Suedia është gjithashtu një pioniere në zbatimin e teknologjisë dhe fakti që shoqëria e saj nuk varet nga hierarkitë sociale bën të mundur që të ketë një atmosferë debati të lirë, ku kreativiteti dhe idetë rrjedhin natyrshëm.
- Shumica e njerëzve flasin rrjedhshëm anglisht dhe janë të prirur të mësojnë gjuhë të tjera
Megjithëse Suedishtja është gjuha zyrtare, shumica e suedezëve flasin Anglisht në një nivel të avancuar. Kjo reflektohet qartë në vendet e punës, me shumicën e kompanive që përdorin Anglishten si gjuhën e biznesit, madje edhe në shkollë, me universitetet që ofrojnë një gamë të gjerë programesh në Anglisht. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se Suedishtja dhe Anglishtja janë gjithçka që mund të praktikoni në Suedi. Bashkohuni me një nga komunitetet e tyre mikpritëse ndërkombëtare ose thjesht mësoni nga suedezët – ata janë nxënës shumë të mirë të gjuhës dhe që në vitet e hershme të fëmijërisë ato fillojnë të studiojnë gjuhë të tjera të huaja si spanjishtja dhe gjermanishtja, përveç gjuhëve të vendeve fqinje.
- Universitete me mësues të njohur në mbarë botën
Thjesht kontrolloni renditjen vjetore dhe statistikat: sistemi i shkëlqyer arsimor i Suedisë ka disa nga universitetet më të mira në botë. Uppsala, Gothenburg dhe natyrisht, Stokholmi, janë qytetet më të njohura të studentëve, por ju do të gjeni mësues dhe shkencëtarë kombëtarë dhe ndërkombëtarë pothuajse kudo. Pse janë në Suedi? Sepse këtu ndodhen kompani të suksesshme ndërkombëtare, laboratorë dhe universitete me reputacion, duke lejuar dhe promovuar një bashkëpunim të ngushtë midis fakultetit dhe studentëve në disa lloje projektesh inovative.
Një tjetër avantazh interesant i studimit në një institucion suedez është marrëdhënia ndërmjet pedagogëve dhe studentëve e cila është më e ngushtë dhe më informale se në shumicën e vendeve në mbarë botën. Shumë shpejtë, ju do të miqësoheni me profesorët dhe do t’i thërrisni atyre në emër duke marrë pjesë aktive në të gjitha klasat e tyre dhe do të diskutoni me ta lehtësi idetë tuaja pas mësimit.
4. Natyra dhe peisazhet mahnitëse
A e keni imagjinuar veten pranë natyrës, por duke përfituar nga komoditeti dhe burimet që mund të ofrojë një vend i zhvilluar? Mos u habitni nëse fqinjët e universitetit tuaj janë pyjet, dhe liqenet – shijimi i natyrës dhe aktiviteteve në natyrë është pjesë e rutinës së përditshme të studentëve në Suedi. Bëhuni gati për t’u bashkuar me shumë aventura në këtë vend të gjerë dhe mos harroni të shkoni në veri për të parë dritat magjepsëse të veriut dhe për të bërë ski përgjatë maleve dhe liqeneve të akullit. Përfitoni sa më shumë: ju jeni në krye të Evropës! Përveç kësaj, ekziston edhe afërsia dhe aksesi i lehtë me vendet e tjera europiane. Norvegjia, Danimarka, Finlanda dhe Gjermania janë vetëm një udhëtim me tren larg dhe në pak orë mund ta gjeni veten duke shijuar plazhet me rërë të jugut të Europës.
- Kompanitë dhe kushtet më të mira për të punuar janë këtu
Aty ku ka risi, burime moderne dhe profesionistë të klasit botëror, ka mundësi punësimi të shkëlqyera. Gjithashtu Suedia është vendi ku lindën shumë kompani shumëkombëshe (IKEA, Volvo, Ericsson dhe H&M janë shembuj të mirë).
Meqenëse arsimi suedez fokusohet në praktikën në terren, punën në ekip dhe bashkëpunimin në industri, studimi në një universitet suedez do t’ju lejojë të përdorni njohuritë tuaja teorike në një mjedis të vërtetë pune. Kështu, ju keni mundësinë të angazhoheni në projekte reale si student, nga shkenca dhe teknologjia tek moda, muzika dhe artet në përgjithësi. Plus: do të ndërtoni rrjetin tuaj ndërkombëtar, i cili do t’ju ndjekë kudo që të shkoni dhe do ta çojë karrierën tuaj më tej.
- Suedezët dinë të argëtohen
Në jetën tuaj si student në Suedi, do të përfitoni nga të jetuarit në një vend shumë modern, por ende i aftë për të mbajtur traditat e veta: shijoni kuzhinën e tyre krijuese të peshkut dhe ushqimeve të detit, ecni me siguri nëpër rrugët e një prej kryeqyteteve më të bukura evropiane, Stokholmi, dhe mësoni pushimin e tyre të detyrueshëm të kafesë, krah simiteve të tyre tradicionale me kanellë (ose biskotave, nëse dëshironi), të quajtur “fika” – është gjithçka që ju nevojitet për t’u përshtatur në këtë vend mikpritës dhe me mendje të hapur!
Suedezët punojnë shumë, por gjithashtu e marrin kohën e tyre për të pushuar dhe për t’u çlodhur – dhe, na besoni, ata me të vërtetë dinë ta shijojnë atë. Nuk është rastësi që qeveria suedeze u garanton qytetarëve të saj një nga periudhat më të mëdha të pushimeve vjetore të lejuara në mbarë botën.
- Qasje e lehtë në arsimin suedez për studentët ndërkombëtarë dhe shkollim falas për studentët e BE-së!
Nëse jeni student nga ndonjë vend i BE/EEA/ nga vendet Nordike ose nga Zvicra, atëherë studimi në Suedi është një mundësi e shkëlqyer për të ndjekur studimet tuaja akademikë, pasi shkollimi është falas. Mund të shkoni në cdo kohë në Suedi dhe të ndiqni një program të shkurtër pa qenë nevoja të aplikoni për vizë – ka shumë opsione në dispozicion, nga kurset e gjuhës (anglisht, suedisht, gjermanisht…) deri te diploma dhe certifikata profesionale. Nëse marrja e një programi Bachelor ose Master është ajo që dëshironi, ose ndonjë kurs tjetër për më shumë se tre muaj (90 ditë), atëherë do t’ju duhet një vizë studentore, ashtu si në shumicën e vendeve të Evropës.
Për ata që aplikojnë në universitet, suedezët janë sa praktik aq edhe të avancuar: thjesht kërkoni lejen tuaj të qëndrimit përmes faqes së internetit të Ambasadës Suedeze dhe, me një aplikim të thjeshtë online, kërkesa juaj shkon drejtpërdrejt në Agjencinë Suedeze të Migracionit me prioritet. Si alternativë, ju gjithmonë mund ta dorëzoni formularin e aplikimit me dorë në çdo ambasadë ose konsullatë suedeze pranë jush, që është gjithashtu opsioni i mundshëm për ata që do të studiojnë në një institucion të ndryshëm nga një kolegj apo universitet.
Po puna në Suedi? Si student i arsimit të lartë, ju mund të punoni sa më shumë orë javore që dëshironi, duke qenë se kjo nuk i pengon studimet tuaja (mos harroni të siguroni rreth 40 orë/javë për mësime, detyra shtëpie dhe aktivitete të tjera shkollore).
Pas përfundimit të programit të universitetit, ju mund të përfitoni gjashtë muaj shtesë qëndrimi (maksimumi) për të kërkuar një punë ose për të filluar biznesin tuaj në Suedi, në mënyrë që të merrni një vizë pune për të qëndruar përgjithmonë atje.