fbpx

5 Arsye përse të studiojmë në Hollandë

Arsimi i lartë holandez është i mirënjohur në të gjithë botën, pjesërisht sepse ka kaq shumë studentë ndërkombëtarë që udhëtojnë në Hollandë për të studiuar, por edhe sepse ka kaq shumë të diplomuar, si vendas ashtu edhe ndërkombëtarë, të cilët kanë ndërtuar karriera të shkëlqyera në të gjithë globin. Kjo vjen për shkak të sistemit arsimor të të pasurit klasa me numër të vogël studentësh, gjë e cila lejonë një qasje individuale si dhe një kujdes më të madh për nevojat e studentëve. Ky lloj sistemi inkurajon zgjidhjen praktike të problemeve, vetë studimin si dhe disiplinën.

Hollanda mbeten një nga destinacionet e preferuara për studentët Shqiptarë. Disa nga arsyet përse duhet të studiojmë në Hollandë janë:

 

  1. Larmishmëri Programesh në Gjuhën Angleze

Universitetet holandeze ofrojnë numrin më të madh të programeve në Anglisht. Rreth 2,000 programe mësohen tërësisht në gjuhën Angleze. Gjithashtu, 95% e holandezëve flasin Anglisht, kështu që është e lehtë të komunikosh në jetën e përditshme.

 

  1. Tarifa të përballueshme studimi dhe kosto të ulëta jetese

Cilësia e arsimit të lartë holandez është e njohur në mbarë botën. Tarifat e shkollimit dhe kostoja e jetesës janë dukshëm më të ulëta se në vendet e tjera Anglishtfolëse. Gjithashtu, Hollanda ofron shumë mundësi për bursa studimi për studentët ndërkombëtarë. Stili i mësimdhënies holandeze është ndërveprues ku fokusi është studenti. Studentët kanë mundësi të zhvillojnë aftësi të vlefshme si analizimi, zgjidhja e problemeve praktike dhe të menduarit kritik.

 

  1. Komunitet i madh ndërkombëtar

Shumë studentë ndërkombëtarë vijnë në Hollandë nga më shumë se 160 vende të ndryshme të botës. Shoqëria hollandeze është e larmishme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo është e lidhur fort me kulturat e tjera, komunitetin e biznesit dhe botën në tërësi.

 

  1. Vend i mrekullueshëm për të jetuar

Hollanda është një nga vendet më të sigurta në botë për të jetuar, sipas Global Peace index 2018 dhe i përket 10 vendeve më të lumtura në botë. Hollanda ka një histori të pasur me qytete historike dhe dendësinë më të madhe muzeale në botë. Gjithashtu, Hollanda është porta për në Europë! Në vetëm tre orë ju mund të jeni në Paris nderkohe Londra dhe Berlini janë vetëm një udhëtim treni pesë ose gjashtë orë larg.

 

  1. Mundësi të shkëlqyera karriere

Hollanda është ekonomia e 18 -të më e zhvilluar në botë. Disa nga kompanitë më të mëdha në botë, përfshirë Philips, Heineken, KLM, Shell, ING dhe Unilever, janë hollandeze. Hollanda është një lider botëror në shumë fusha të ekspertizës, përfshirë bujqësinë, menaxhimin e ujit, artin dhe projektimin, logjistikën dhe energjinë. Qeveria hollandeze dëshiron të tërheqë talentet e fushave të ndryshme. Të diplomuarit ndërkombëtarë mund të aplikojnë për një leje qëndrimi njëvjeçare për të gjetur punë, ose për të filluar një biznes brenda tre viteve të diplomimit.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.