fbpx

5 arsye përse duhet të studioni në Zvicër

Zvicra ofron nje nga sistemet e edukimit me te avancuara ne bote. Zvicra është opsioni me i mirë për shumë studentë që kërkojnë te investojne ne nje arsimin nderkombetar.  Sistemi arsimor ne Zvicer eshte I decentralizuar dhe I pavarur. Administrimi dhe rregullimi i sistemit shkollor bëhet nga kantonet ndërsa ka një kornizë të caktuar nga qeveria qendrore. Çdo kanton përcakton kalendarin, programin mësimor dhe kriteret e tij shkollore. Decentralizimi ka përfitime, megjithëse mund ta bëjë të vështirë për njerëzit që të lëvizin fëmijët e tyre nga një kanton në tjetrin. Një karakteristikë dalluese e sistemit arsimor zviceran është marrja parasysh e dëshirave dhe aftësive të studentëve. Ky atribut bëhet duke diversifikuar drejtimet e ndryshme që një student mund të marrë pasi të ketë mbaruar arsimin fillor.

5 arsye perse duhet te studioni ne Zvicer :

  • Tarifa te perballueshme studimi .

Edhe pse Zvicra vazhdon të jetë një nga vendet më të shtrenjta, kjo nuk do të thotë se tarifat e shkollimit janë të njëjta. Tarifa mesatare e shkollimit për studentët ndërkombëtarë në kolegjet publike vlerësohet të jetë rreth 26,809 dollarë. Ne ndyshim nga kolegjet, universitetet në Zvicër për studentët ndërkombëtarë ofrojnë disa nga tarifat më të lira të arsimit. Duke marrë parasysh programet cilesore që ofron arsimi I larte ne Zvicer, universitetet në Zvicër për studentët ndërkombëtarë janë nje investim I mire.

  • Mundesi te shumta partneriteti dhe arritjeve profesionale

Si një nga qendrat financiare më të famshme në botë, Zvicra ofron mundësi të pafundme për zhvillim professional dhe mudesi partneriteti mes individeve dhe biszneseve te ndryshme. Shumica e programeve universitare në Zvicër ofrojnë praktika mesimore për studentët e tyre duke u mundesuar atyre te njihen dhe krijojne lidhje profesionale me individe dhe kompani  te cilat  mund t’i ndihmojnë ne zhvillimin e karrieres .

  • Mundesi per nje karriere te mirepaguar

Zvicra eshte njenga vendet me page mesatare më të larte në botë. Gjithashtu ajo eshte e njohur per nivelin e ulet te papunesise. Të dhënat aktuale tregojnë se norma qëndron në 2.8%. Zhvillimi I  ne fushen e  shërbimeve, turizmit, prodhimit etj, I kombinuar me një popullsi relativisht të vogël, ofron mundesi te shumta per vende pune për cdo individ që është gati të angazhohet për një karrierë.

  • Zvicra ka disa nga shkollat me te mira te biznesit ne Europe

Bazuar në reputacionin, eksperiencen studentor, cilësinë e mësimdhënies dhe cilësinë e kërkimit shkencor, Zvicra ka disa nga shkollat ​​më të mira te biznesit në të gjithë Evropën me programe të shkëlqyera te cilat i pergatisin studentet per zhvillimin e metejshem te karrieres. Nje prej tyre eshte EU Business School e cila ofron  programe universitare, master, MBA, Executive BBA, DBA dhe programe sezonale, në kampuse të shumta të vendosura në Gjenevë, Montreux, Mynih, Barcelona dhe online.

  • Anglishtja – gjuha e biznesit – flitet gjerësisht

Duke parë se anglishtja është një nga gjuhët më të njohura në mbarë botën, është e natyrshme që ajo të jetë gjithashtu një nga gjuhët më të përdorura në mjediset e biznesit. E perbere nga nje mjedis nderkombetar ne fushen e arsimit , por edhe te biznesit, studentet ne Zvicer mund te komunikojne ne gjuhen angleze me stafin e universitetit , ne vendin e punes , ai edhe cdo vend tjeter qe ata mund te aksesojne.

 

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.