fbpx

Studioni shkencat biomjekësore në një universitet ndërkombëtar

Studioni shkencat biomjekësore në një universitet ndërkombëtar
  1. Çfarë janë Shkencat Biomjekësore?

Shkencëtarët biomjekësorë janë specialistë në biologjinë e aplikuar në mjekësi, të trajnuar për të zhvilluar trajtime dhe terapi të reja për sëmundje të ndryshme njerëzore. Në nivel global, buxhete të mëdha shpenzohen për kërkimin dhe zhvillimin biomjekësor çdo vit. Investimet vijnë nga organizata private dhe publike, për të eksploruar zgjidhje shkencore për problemet shëndetësore në mbarë botën. Shkencat biomjekësore hulumtojnë kushtet mjekësore, të tilla si:

  • Kanceri
  • Anemia
  • Diabeti
  • Stresi
  • Plakja
  • Pandemitë
  • Fiziologjia e zemrës
  • Sëmundjet e shfaqura
  • Hepatiti etj.
  1. A ia vlen të studiosh Shkenca Biomjekësore?

Studimi i Shkencave Biomjekësore është i vlefshëm pasi përfshin kërkime shkencore dhe punë laboratorike për të mbështetur diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve njerëzore. Studentët fitojnë njohuri në fusha të ndryshme si anatomia, fiziologjia, gjenetika, mikrobiologjia, matematika dhe psikologjia. Ndërsa shkencëtarët biomjekësorë nuk kanë ekspertizë në mjekësinë e përgjithshme dhe mund të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët, por puna e tyre kontribuon në shërimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e mbijetesës njerëzore. Qoftë i përfshirë në kujdesin ndaj pacientit, zhvillimin e teknologjive të reja, kërkimin e zgjidhjeve ose ndërtimin e pajisjeve biomjekësore, studimi i Shkencave Biomjekësore i sjell dobi njerëzimit. Studentët gjithashtu fitojnë përvojë praktike në laboratorë dhe pavarësisht sfidave fillestare, të studiuarit degën e shkencave biomjekësore, ofron aftësi të vlefshme për ta. Të diplomuarit mund të ndjekin karrierë në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor ose të aplikojnë për programe pasuniversitare në fushën e mjekësisë ose farmacisë.

  1. Si do të zhvillojnë shkencat biomjekësore aftësitë tuaja personale?

Ju do të fitoni përvojë në punën laboratorike gjatë diplomimit dhe kjo do t’ju pajisë me aftësitë që ju nevojiten për të planifikuar, kryer dhe vlerësuar eksperimentet. Gjithashtu, do t’ju mundësojë të respektoni rregulloret e shëndetit dhe sigurisë dhe të hulumtoni dhe interpretoni literaturën shkencore.

Disa nga aftësitë që do të zhvilloni janë:

  • aftësi analitike për zgjidhjen e problemeve
  • njohuri informatike dhe përdorimi i statistikave
  • aftësi për të analizuar, vlerësuar dhe interpretuar të dhënat
  • menaxhimi i projekteve
  • organizimi dhe menaxhimi i kohës
  • komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • puna në grup – nga puna laboratorike ose aktivitete të tilla si sporti, shoqëritë ose puna vullnetare.

Shkrimi dhe komunikimi në përgjithësi është një pjesë thelbësore e çdo karriere shkencore. Nëse jeni duke kryer një kërkim novator, duhet të jeni në gjendje ta komunikoni atë me kolegët tuaj profesionistë. Ju gjithashtu, do të dëshironi të komunikoni me publikun dhe grupet joshkencore që mund të mbështesin punën tuaj. Nëse jeni të specializuar në një fushë mjekësore, duhet të jeni në gjendje të shkruani raporte dhe grafika për kolegët tuaj dhe të komunikoni në mënyra të ndryshme me pacientët tuaj.

  1. Çfarë lloj pune mund të merrni me një diplomë në Shkenca Biomjekësore?

Nëse keni menduar ndonjëherë një karrierë në Shkencën Biomjekësore, nuk ka kohë më të mirë si e tashmja për të marrë diplomën tuaj në këtë fushë. Megjithëse kjo industri mund të jetë me një profil të qetë, në të vërtetë, ajo ka qenë shumë në zë me zhvillimet e viteve të fundit. Ja një vështrim i shpejtë se përse e ardhmja duket premtuese për ata student që zotërojne njohuritë në fushën biomjekësore. Së pari, ju duhet të përfundoni një diplomë universitare të Shkencave Biomjekësore. Diplomat përfshijnë kërkime laboratorike si dhe leksione dhe mësime. Ju do të eksploroni fushat e shkencës biomjekësore që ju interesojnë më shumë përpara se të zgjidhni një specializim në vitin tuaj të fundit. Nëse dëshironi të punoni si shkencëtar biomjekësor, do t’ju duhet të paktën një vit përvojë laboratorike. Ju mund të jeni në gjendje ta përfundoni praktikën gjatë verës, ndërkohë që jeni duke studiuar për diplomën tuaj. Një diplomë në shkencat biomjekësore mund të çojë në një sërë karrierash në fushën e shkencës dhe mjekësisë.

Mundësitë e punësimit në shkencat biomjekësore përfshijnë:

 

  • Biomedical scientist / Healthcare scientist – analizon mostrat për të mbështetur mjekët të diagnostikojnë dhe trajtojnë pacientët
  • Biotechnologist- hulumton bimë, kafshë dhe gjenetikë
  • Forensic Scientist– siguron prova shkencore për rastet juridike
  • Microbiologist- studion mikroorganizmat dhe proceset
  • Medical Physicist- i specializuar në shkencën e kujdesit shëndetësor
  • Technician – punon në laborator si pjesë e një ekipi kërkimor shkencor
  • Toxicologist – vlerësoni ndikimin e materialeve toksike në mjedis
  • Edhe pse, jo drejtpërdrejt e lidhur me fushën, ju mund të zgjidhni një profil jo-mjekësor siç është shkenca e ushqimit. Kjo degë vë në zbatim njohuritë tuaja shkencore për të testuar ushqimet për siguri përpara se ato të prezantohen në publik.
  1. Në cilat vende mund të studioni Shkenca Biomjekësore?

INedu Consultancy mund t’ju ndihmojë të aplikoni në programet e shkencave biomjekësore të ofruara në gjuhën Angleze si dhe kurseve përkatëse në universitete nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania, Hollanda, dhe SHBA-ja.

Universitetet ndërkombëtare ofrojnë një larmishmëri programesh studimi në fushën e Biomjekësisë. Ato, gjithashtu ofrojnë mundësi si gjatë ashtu edhe pas përfundimit të studimeve, si psh kurse verore që ju ndihmojnë të përmirësoni aftësitë tuaja, praktika apo edhe punë. Pas marrjes së një diplome Bachelor ju keni mundësinë të vazhdoni studimet Master dhe PhD në specializimin që keni zgjedhur.

 

  1. Cilat universitete ofrojnë programe studimi në Shkencat Biomjekësore dhe në fusha të ngjashme?

Këtu janë vetëm disa universitete që kanë renditje të lartë në këtë fushë dhe njihen në mbarë botën:

Bachelor

  • University of Northampton (Angli)
  • Coventry University (Angli)
  • Radboud University (Hollandë)
  • University of Birmingham (Angli)
  • University of Wolverhampton (Angli)
  • Constructor University (Gjermani)
  • University of Windsor (Kanada)

Master

  • University of Northampton (Angli)
  • Coventry University (Angli)
  • Radboud University (Hollandë)
  • University of Birmingham (Angli)
  • University of Wolverhampton (Angli)
  • University of Windsor (Kanada)

 

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.