Po mendoni nese studimet ne Zvicer jane te shtrenjta? Nese do ju duhet nje kohe e gjate per te aplikuar per vize? Nuk jeni ende te sigurt per programin qe duhet te ndiqni? Le ti japim pergjigje pyetjeve tuaja: procesi i vizave është shumë i ngjashëm me vendet e tjera Europiane dhe tarifat e shkollimit mund të jenë edhe më të ulëta. Zvicra nuk është një vend i lirë, por shpenzimet tuaja mujore do te jene ne varesi te zgjedhjeve tuaja.
Zvicra, destinacioni juaj!
E njohur ne mbare boten per cilesine e cokollates, Zvicra e vendosur në mes të Francës, Italisë dhe Gjermanisë është gjithashtu një referencë globale për sa i përket niveleve të sigurisë dhe stabilitetit. Vendi I kompanive të njohura të prodhimit të orave, institucione financiare dhe organizata ndërkombëtare – duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe zyrat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe selitë e shumë kompanive të tjera shumëkombëshe – Zvicra është një qendër botërore për diplomaci dhe biznes. Ndërsa jetoni në këtë tokë të gjelbër, do të dëgjoni frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, në varësi të vendit që keni përtej kufirit. Kjo është arsyeja pse Zvicra normalisht ndahet në tre rajone gjuhësore: frengjisht, gjermanisht dhe italisht. Fale diversitetit kulturor, peisazheve te bukura, mjedisit te qete dhe te sigurt dhe atmosferes unike, Zvicra vazhdon te mbetet jo vetem nje destinacion turistik por edhe nje vend me performance te shkelqyer ne fushen e arsimit.
Sistemi i Arsimit ne Zvicer
“Reputacion i shkëlqyer!” – kjo është ajo që ju do te dëgjoni nga ekspertët…tani, pse ia vlen të studioni në Zvicër?
Së pari sepse, duke qenë një qendër e takimeve ndërkombëtare të biznesit, në zemër të Europës, mund të jeni i sigurt që do të studioni në një mjedis multikulturor, duke mësuar gjuhë të ndryshme si frengjisht, gjermanisht dhe italisht, si dhe do te keni mundesi te jeni pjese e programeve te shkembimeve me studentë nga e gjithë bota.
Po persa I perket mesimit te gjuhes Angleze? Mos u shqetësoni sepse kjo është një gjuhë që gjithmonë do të duhet ta dëgjoni dhe praktikoni ne perditshmerine tuaj. Ka disa radio, kinema, shfaqje kulturore, gazeta dhe revista që përdorin anglishten si një mjet komunikimi.
Sistemi arsimor i Zvicrës është një nga më të përparuarit në botë. Zvicra është zgjedhja më e mirë për shumë studentë që kërkojnë të studiojnë programe me standarte nderkombetare.
Sistemi arsimor ne Zvicer eshte I decentralizuar dhe I pavarur. Administrimi dhe rregullimi i sistemit shkollor bëhet nga kantonet ndërsa ka një kornizë të caktuar nga qeveria qendrore. Çdo kanton përcakton kalendarin, programin mësimor dhe kriteret e tij shkollore. Decentralizimi ka përfitime, megjithëse mund ta bëjë të vështirë për njerëzit që të lëvizin fëmijët e tyre nga një kanton në tjetrin. Një karakteristikë dalluese e sistemit arsimor zviceran është marrja parasysh e dëshirave dhe aftësive të studentëve. Ky atribut bëhet duke diversifikuar drejtimet e ndryshme që një student mund të marrë pasi të ketë mbaruar arsimin fillor.
Shkolla te mesme:
Sistemi fillor dhe I mesem ne Zvicer zgjasin 12 vite ku 4 deri ne 6 vite (ne varesi te kantonit) konsiderohen cikel fillor dhe 7 deri ne 9 vite konsiderohet cikel I mesem ose ndryshe Swiss Maturite Federale. Ne Maturen Zviceriane perfshihen 13-15 lende te detyrueshme, tre gjuhe te huaja dhe lende fakultative ne varesi te zgjedhjes se nxenesve. Matura Zviceriane eshte gjithashtu e pershtatshme per nxenesit nderkombetare qe zoterojne frengjishten dhe anglishten. Pervec matures Zviceriane, nxenesit mund te studiojne ne Zvicer edhe programet britanike si GCSE dhe A-level, por edhe programe te tjera si Baccalaureate franceze, Abitur (Matura Gjermane) dhe IB (International Baccalaureate). Pas marrjes me sukses te diplomes se ciklit te mesem, nxenesit mund te aplikojne ne universitetet me prestigjoze.
Universitete:
Persa I perket arsimit te larte ne Zvicer, ai sigurohet nga dhjetë universitete kantonale dhe dy institute federale të teknologjive. Ka edhe Universitete të Shkencave të Aplikuara të orientuara drejt karrierës dhe universitete të tjera të përqendruara në arsimimin e mësuesve. Në kushtet e një sistemi privat, ka gjithashtu universitete të ndryshme të njohura, si dhe shkolla ndërkombëtare dygjuhëshe të disponueshme edhe per studentet nderkombetare. Institucionet arsimore zvicerane shpesh renditen ndër më të mirat në botë, falë ofertave të larmishme dhe kapacitetit qe kane për të parashikuar dhe per tu përshtatur me sfidat dhe kërkesat e së ardhmes.
Kampe Verore:
Nje eksperience unike ne Zvicer jane edhe kampet verore, ku nxenes nga e gjithe bota zgjedhin te kalojne veren e tyre. Kampet verore mund te ndryshojne menyren sesi shikoni boten! Të kaloni një verë në Zvicër dhe të mësoni nje lende të zgjedhur nga ju ndërsa kënaqeni me kuzhinën zvicerane dhe shijoni vendet piktoreske është një aventurë që askush nuk duhet ta humbasë. Gjate kampit veror ju do të përjetoni një kulturë të re, do te zhvilloni aftësi të reja dhe do të argëtoheni shumë, të gjitha keto gjatë kohës që jeni në një vend të huaj. Nëse doni të përmirësoni të ardhmen tuaj akademike ose karrierën tuaj profesionale, duhet te konsideroni nje kamp veror jashtë vendit. Zvicra eshte destinacioni I duhur. Gjate kampit veror ne Zvicer do te keni mundesi te praktikoni disa gjuhe te huaja ne varesi te kantonit qe do te perzgjidhni. Kampi veror do te pasuroje CV tuaj, dhe pamvaresisht drejtimit qe do ndiqni, nje kamp veror ne nje ambjen nderkombetare do te jete gjithmone nje avantazh per ju. Gjithashtu, duke u angazhuar ne aktivitetet e organizuara ju do te keni mundesi te beni shume miq te rinj nga e gjithe bota qe kane zgjedhur te kalojne veren e tyre ne Zvicer. Se fundi, kampi veror do ju japi mundesine te beheni te pavarur, te studioni ne menyre te pavarur dhe do te zhvilloje kreativitetin tuaj ne maksimum.