fbpx

Sistemi Arsimor në Britaninë e Madhe

Arsimi britanik ka një reputacion të fortë, veçanërisht për cilësinë dhe standartin e mësimdhënies. Sistemi arsimor britanik ndjek një model pak më ndryshe se vendet e tjera. Në Britani, sistemi i shkollës së mesme përfundon me 13 vite. Ndërsa në shumë vende të tjera, sistemi shkollor është 12 vite.

Viti standard akademik fillon në shtator ose tetor dhe zgjat deri në qershor ose korrik. Megjithatë, disa programe janë më fleksibël dhe ofrojnë dative te ndryshme të fillimit. Një pjesë e universiteteve kanë programe që fillojnë në janar ose shkurt. Edhe programet përgatitore kanë data fillimi si Janari, Marsi dhe Shtatori.

Sistemi arsimor në Mbretërinë e Bashkuar është i ndarë në katër pjesë kryesore, arsimi fillor, arsimi i mesëm, arsimi parauniversitar dhe arsimi universitar. Studentët vlerësohen në fund të secilës fazë. Vlerësimi më i rëndësishëm fillon në moshën 16 vjeç kur studentët ndjekin GCSE ose Sistemin e Përgjithshëm të Arsimit të Mesëm. Në përfundim të programit GCSE-në studentët kanë mundësi të vazhdojnë arsimin e mëtejshëm parauniversitar dhe më pas arsimin e lartë. Për studentët ndërkombëtarë kërkohen kualifikime dhe nota ekuivalente me sistemin britanik, në mënyrë që ata të pranohen për hyrje të drejtpërdrejtë në universitete.

Shkolla të mesme

Programi GCSE – Viti 10 dhe Viti 11

Në dy vitet e fundit të shkollës së meseme (mosha 14 deri 16) shumica e nxënësve studiojnë programin GCSE. Viti i 11 është I rëndësishëm në sistemin britanik pasi nxënësit gjatë kësaj periudhe japin testet e GCSE. Gjatë vitit të 11 nxënësit janë të moshës 15 dhe 16 vjec dhe ky është viti I fundit i detyrueshëm i shkollës së mesme në Britaninë e Madhe. Nxënësit zakonisht e studiojnë programin GCSE në dy vite, por gjatë vitit të 11, nxënësve u jepet mundësia të mësojne nga 5 deri në 7 lëndë brenda një viti.

Sixth Form – Viti 12 dhe Viti 13 A Level

A level është një program i avancuar i formuar nga institucionet arsimore në Britaninë e Madhe dhe zhvillohet gjatë vtit të 12 dhe 13. Ky program është i përshatshëm për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të përgatiten për studimet universitare. Në A level studiohen 3 ose 4 lëndë, në të cilat zhvillohen edhe provimet përfundimtare dhe shërbejnë si mbyllje e ciklit dy vjecar të studimit dhe si provime pranimi në universitet. Programi është i profilizuar për studentët të cilët dëshirojnë të ndjekin studime universitare në fusha të ndryshme si biznes, shkenca natyrore, shkeca sociale, art, mjekesi etj.

International Foundation Year (IFY) – Viti 11-12

International Foundation Program është program një vjecar ndërkombëtar për nxënësit e moshës 17 vjec të cilët kanë përfunduar klasën e 11 ose gjithë ciklin e shkolles së mesme dhe dëshirojnë të përgatiten intensivisht për pranimin në universitetet britanike.

Arsimi i lartë (Universitete)

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë një gamë të gjerë programesh arsimore të akredituara të cilat vlerësohen nga staf akademik dhe punëdhënës në mbarë botën. Pranimi në universitetet britanike bazohet në konkurimin e studentëve. Për cdo program studimi në universitetet britanike, përcaktohen kriteret e pranimit. Këto kritere vendosen nga universitetet për tu siguruar që studentët të cilët pranohen, kanë aftësitë dhe njohuritë e duhura për të përfunduar me sukses programin.

International Year 1

Programi International Year One është i dizenjuar për studentët që kanë kulaifikime më të larta se foundation year, por më të ulta për pranim direkt në universitet.

Programi synon tu ofrojë studentëve njohuri akadamike, aftësi studimore dhe gjuhësore për të patur sukses gjatë integrimit në vitin e dytë në universitet. International Year One është themeluar nga universitetet angleze para 5 vitesh, ku shumë studentë përfituan nga ky program për të hyrë direkt në vitin e dytë në universitet. Programi është 12 muaj dhe përfshin 9-12 module studimi.

Studimet Bachelor

Programet bachelor janë dizenjuar që studentët të krijojnë dhe formojnë njohuritë e duhura rreth një fushe apo lënde të caktuar. Programet bachelor ofrohen me kohë të plotë ose të pjesshme. Programet me kohë të plotë jane nga 3 deri në 4 vite studimi.

Ekzistojnë diploma të ndryshme të nivelit bachelor të tilla si: Bachelor of Arts (BA), Bachelor of Science (BSc), Bachelor of Education (BE), Bachelor of Engineering (BEng).

Pre-Master

Ky program është hartuar për studentët të cilët planifikojnë të marrin një diplomë Master. Programi ofron një përvojë unike e cila ndërthur përgatitjen në gjuhën angleze, hulumtimin, prezantimin dhe zhvillimin e aftësive studimore, si edhe orë shtesë opsionale në përgatitjen për GMAT. Pre-Master zgjat zakonisht 3-6 muaj në varësi të kërkesës së studentit dhe ka tre deri në katër data fillimi gjatë vitit akademik.Gjatë pre-master, stafi akademik i ndihmon studentët të përzgjedhin dhe aplikojne në programin pasuniversitar. Aplikimet shqyrtohen nga universitetet rast pas rasti, por progresi nuk është gjithmone i garantuar.

Programet Master

Një diplomë master është një diplomë e vlefshme për studentët të cilët dëshirojnë të zhvillojnë njohuritë e tyre më tej në një fushë të caktuar, ose të eksplorojnë fusha të tjera me interes pas përfundimit të diplomës bachelor. Programet master zakonisht zgjasin 1 vit. Disa nga kualifikimet që studentët marrin në përfundim me sukses te programit janë Master of Arts (MA), Master of Science (MSc), Master of Engineering (MEng), Master of Fine Arts (MFA), Master of Laws (LLM), Master of Architecture (MArch) etj.

Na kontaktoni për të zbuluar më tepër rreth mundësive për studime jashtë vendit.